Biznes

Continental i bashkohet BMW-së dhe Intel për projektin e makinës së automatizuar

Jun 20 2017
0 Shpërndarje
Kostoja e lartë e zhvillimit ka nisur një sërë bashkëpunimesh mes lojtarëve kryesorë të industrisë së automobilave dhe pionerëve të teknologjisë. Continental i bashkohet BMW-së dhe Intel për projektin e makinës së automatizuar Photo Source: Reuters

Continental lajmëroi ditën e Marte se do të bashkojë forcat me BMW, Intel dhe Mobil Eye në zhvillimin e një sistemi vetëdrejtimi për makinat.

Kostoja e lartë e zhvillimit ka nisur një sërë bashkëpunimesh mes lojtarëve kryesorë të industrisë së automobilave dhe pionerëve të teknologjisë.

Continental është prodhuesi i dytë më i madh në botë i gomave dhe premtoi të luajë një rol kyç në komercializimin e platformës së re e cila do të shitet tek prodhuesit.

Prodhuesi Gjerman BMW ka parë prej kohësh mundësi në këtë drejtim dhe për këtë filloi bashkëpunimin e ngushtë me Intel dhe Mobileye. Sistemi i tyre i vetëdrejtimit do të hyjë në prodhim në 2021.

Gjatë muajit Prill Daimler, prodhuesi i Mercedes Benz, formoi një aleancë me Robert Bosch në një projekt të ngjashëm. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>