Lajmet

Convert Everything shndërron çfarëdo njësie matëse në tjetrën

Dec 27 2013
0 Shpërndarje
Convert Everything shndërron çfarëdo njësie matëse në tjetrën

Convert EverythingAndroid: Aplikacionet për shndërrim të njësive matëse mund të jenë pak të mërzitshme, por Convert Everything e ndërron konceptin në një nivel tërësisht të ri.

Është mbase mjeti më i plotësuar i shndërrimit të njësive që është në dispozicion për momentin dhe mund të shndërrojë çdo gjë nga njësitë matëse të gjatësisë dhe monedhat, e deri tek madhësitë për veshmbathje, si dhe forcës së rezistencës.

Natyrisht, në shumicën e telefonëve që përdorin sistemin operativ mobil Android mund të pyetni Google Now ose Google Search për të bërë shndërrimet e tilla të njësive për ju, por Convert Everything e bën atë në çast dhe ju ofron madje edhe më tepër metoda të shndërrimit të cilat Google do t’i bëjë në një hap.

Në ndonjë pikë, Google do të ju dërgojë tek ndonjë mjet tjetër i shndërrimi për ta kryer këtë, kurse Convert Anything i bën të gjitha pikërisht në pajisjen tuaj.

Aplikacioni është mbase më ideali për studentët ose çdokënd që i duhet shpesh të kryejë shndërrime të shpejta dhe ka nevojë për një mjet të mirë për ta bërë këtë gjë – të gjithë të tjerët mbase mund të rrinë në Google Now për të bërë ndonjë shndërrim të rrallë nga miljet në kilometra, ose nga Farenheit në Celsius. Convert Everything është falas dhe punon në telefon që përdorin Android 2.2 e më të ri.

Klikoni këtu për ta marrë atë nga Google Play. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>