Blog

Cook sulmon Zuckerberg: “Nuk do të kisha përfunduar kurrsesi në këtë situatë.”

Mar 30 2018
0 Shpërndarje
Kur u pyet çfarë do të kishte bërë po të kishte qënë në vendin e Zuckerberg, ai tha “Nuk do të kisha përfunduar kurrsesi në këtë situatë.” Cook sulmon Zuckerberg: “Nuk do të kisha përfunduar kurrsesi në këtë situatë.”

Pasi kritikoi ashpër rrjetin social Facebook, ekzekutivi i Apple Tim Cook bëri ça ditë pushim gjatë aktivitetit të Apple ku prezantoi iPad-in e ri.

Por ai është rikthyer tashmë edhe njëherë tjetër sulmoi skandalin Facebook – Cambridge Analytica.

Kur u pyet çfarë do të kishte bërë po të kishte qënë në vendin e Zuckerberg, ai tha “Nuk do të kisha përfunduar kurrsesi në këtë situatë.”

Megjithatë nuk është hera e parë që Cook kritikon Facebook. Në 2015-ën, indirekt ai kritikoi kompanitë si Google dhe Facebook duke thënë se po përpiqen të monetizojnë çdo informacion që marrin nga përdoruesit dhe se për Apple diçka e tillë ishte e gabuar.

Gjatë fundjavës së kaluar, ai lëshoi një deklaratë tjetër përballë një audience në Kinë.

Fakti që dikush mund të shfletojë historikun tuaj në internet përgjatë viteve, të shohë kontaktet, gjërat që pëlqeni dhe që urreni, unë mendoj se diçka e tillë nuk duhet të ekzistonte. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>