Ja se si

Copernic Desktop Search bëhet Profesional

Feb 9 2009
0 Shpërndarje
Copernic Desktop Search bëhet Profesional

 

altPërdoruesit e biznesit që dëshirojnë fuqinë e kërkimit të Copernic në desktop, kanë një mundësi të re: Copernic Desktop Search Proffessional 3.0. Ky aplikacion plotëson zbrazëtirat mes versionit falas Home dhe versionit Corporate me çmim prej 60$, i cili ka opsione për shpërndarje në korporata.
Botimi Pro ka të njëjtat opsione të shkëlqyera për kërkim si versioni Home. Indekson të dhënat në kompjuter nga instalimi e tutje, përkrah më shumë se 150 lloje skedarësh dhe shfaq rezultatet e kërkimit në mënyrë të pastër. Indeksimi fillestar mori më shumë se një orë në kompjuterin tim me Windows XP, por ky është hap që duhet ta bëni vetëm një herë. Kur të përfundojë, ju mundësohet kërkim i shpejtë dhe rezultatet shfaqen brenda disa sekondash, pasi shkruani fjalët.

Përveç kërkimeve të e-mail, pothuajse gjithë skedarëve, skedarëve multimedialë, kontakteve dhe historisë së shfletimit në Web, Professional mund të kërkojë edhe termat, detyrat dhe të dhënat në Outlook. Pro, gjithashtu mund të kërkojë në disqet e rrjetit, të ruajë kërkimet dhe të shfaqë rezultatet gjatë kohës që jeni duke shkruar.

Mbi të gjitha, 50$ duken shumë për këtë aplikacion, veçanërisht nëse e krahasoni me versionin falas Home. Por nëse jeni një përdorues biznesi, të cilit nuk i duhen opsionet e nivelit të korporatave të vendosura në versionin Corporate, Professional është një zgjidhje e mesme.

 

Lajmet e fundit>