Analiza

CoreBrand: Microsoft dhe Apple janë ndër markat më popullore në botë

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
CoreBrand: Microsoft dhe Apple janë ndër markat më popullore në botë

apple_store_sf-100258330-largeFirma konsulente e markave, CoreBrand, ka publikuar renditjen e saj vjetore të 100 markave më të fuqishme në botë. Ndër to, e sidomos në Top 10, përfshihen si gjithmonë të njohurat McDonalds, Disney, dhe Coca-Cola por, këtë vit në 10 më populloret gjenden edhe marka si Apple.

Pra, sipas analizave të CoreBrand, Apple është marka e 10-të më e fuqishme në botë. Kjo e bën atë edhe markën më të fuqishme teknologjike në planet. Ata ndiqen këmba këmbës nga rivalët e përhershëm . të Microsoft-it, të cilët gjenden në vend të 11-të, ndërkohë që Google, Yahoo, dhe Sony renditen përkatësisht të 26-tët, të 28-tët dhe të 31-të.

Në fakt, përfshirja e Microsoft-it kaq lart vjen pak si surprizë duke marrë parasysh faktin se sa shumë po lufton kompania për të hyrë në botën mobile. Megjithatë, duhet të mos harrojmë dominancën e fortë të Microsoft-it në tregun e PC-ve dhe zyrave.

Edhe Xbox-i është po ashtu pjesë e suksesit. Renditjen e plotë mund ta shihni në faqen zyrtare të CoreBrand. Për ta parë duhet të regjistroheni fillimisht, proces në të cilin duhet të jepni emrin, një numër telefoni dhe një adresë email-i. Regjistrimi kryhet pa pagesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>