Vëzhgim

Corei7 MacBook Pro mund ta “vlojë ujin”!

Apr 26 2010
0 Shpërndarje
Corei7 MacBook Pro mund ta “vlojë ujin”!

Ata mbetën që të përdorin opsionin e vetëm për të vazhduar testimin, duke kthyer laptopin në pjesët e tij anësore. Padyshim që problemi ishte nxehtësia.

Kështu që PC Authority vendosi që të bëjë më shumë teste (edhe në Boot Camp edhe në OS X) dhe në anën tjetër gjatë tërë kohës përcillte temperaturat e CPU-së. Duke qenë skeptik mbi rezultatet e tyre, ata fikën sistemin gjatë natës dhe filluan sërish me testime.

Në të dy instanca, Cinebench, që është dizajnuar të testojë CPU-në në detaje të plota, ishte në gjendje të ngroh temperaturat e bërthamave Corei7 në 101 shkallë celsius (pak më nxehtë se pika kur vlon uji!).

Kur testimet u përsëritën në një Fujitsu Lifebook SH 760 që përmbante të njëjtin procesor i7, por kishte një ftohës bakri që ventilohej në pjesët anësore të shasisë plastike, CPU-ja u gjet të punonte në një temperaturë prej 81 shkallë celsius.

Për të qenë korrekt, PC Authority ka pranuar se përdorimi i përditshëm ngrit temperaturën e CPU-së, maksimalisht në 90 shkallë celsius (që ende është dukshëm më lartë sesa CPU-ja e Fujitsu që funksionon me kapacitet të plotë), por duhet të mos harrohet një gjë, 17 inçëshi MacBook nuk është i krijuar për përdorim të përditshëm. Nëse e blini atë, atëherë ju keni një fuqi të jashtëzakonshme mobile me vete.

Lajmet e fundit>