Softuer

Corel Draw X4: Një Alternativë për Ilustrator

Jul 9 2008
0 Shpërndarje
Corel Draw X4: Një Alternativë për Ilustrator

Edhe pse nuk bien shumë në sy, janë praktike dhe shumë domethënëse për profesionistët, që po e shohin si të dobishëm kalimin në version e ri. Pamja e programit është ridizenjuar për të paraqitur një hapësirë punuese të pastër dhe të përshtatshme. CorelDraw është programi “tjetër” përveç Adobe Illustrator që përdoret për vizatim. Mund ta përdorni për krijimin e ilustrimeve, si shenja, logo, dizenjo teknike e industriale dhe për printim të specializuar si gravurimi. Draw po ashtu shërben për dizenjimin e publikimeve shumëfaqëshe. Numri i madh i dizenjove në një mjedis shumëpunësh, do të çmojnë lehtësinë e përdorimit të shablloneve dhe ekranin për ndihmë të përhershme. Draw X4 ka një librari të konsiderueshme që përfshin 1000 foto me rezolucion të lartë, të përshtatshme për projekte komerciale. Draw X4 integrohet lehtësisht me Windows Vista Instant Search për të klasifikuar shpejt fotografitë në kompjuterin apo rrjetin tuaj nga brenda dritares Open Drawing e Draw X4.
Më Shumë Përmirësime

Në mesin e shumë përmirësimeve të rëndësishme, është edhe një lidhje me faqen WhatTh eFont (whatthefont.com): Brenda këtij aplikacioni, ju mund të vendosni imazhe të ndryshme për të identifikuar fontet. Kjo ndihmon, për shembull, një dizajner, i cili duhet të gjejë fontet nga ndonjë broshurë e printuar. Gjithashtu tani mund të shikoni lëvizjen e fotografive menjëherë. Botuesit që gjenerojnë publikime shënimesh mund ta përdorin mundësinë print/merge për të gjeneruar publikime të personalizuara që gjenerojnë pjesë të veçanta për secilin artikullshkrues. Draw gjithmonë ka pasur një përparësi ndaj produkteve të kompletit të Adobe në atë se është një program i lehtë për vizatimin e bazave (si ilustrator) dhe paketë solide për botim (si InDesign). Mundësitë e botimit nga desktopi në X4 tani lejojnë të krijoni shtresa të pavarura në secilën faqe në dokumente shumëfaqëshe, si dhe implementimin e shtresave të mëdha për gjithë publikimin, për elemente që përsëriten (përshembull, numri i faqeve apo pjesa e sipërme e faqes). Formati i bazave të Draw do të bëjë të dukshme ndryshimin e mundësisë së gjurmimit të fotografisë, e cila lejon kombinimin e ngjyrave për të lehtësuar kërkimin. Përdoruesit që kanë gjetur veçorinë e gjurmimit në CorelDraw X3 papritmas do t’i vërejnë përmirësimet. Një tjetër aplikacion i rëndësishëm në Corel Graphic Suite X4 është Photo-Paint. Pothuajse i harruar në versionin X3 të kompletit, ky aplikacion për editimin e fotografive ka disa veçori të reja, duke përfshirë përkrahjen e formatit RAW dhe histogramin interaktiv për të rishikuar ndryshimet në fotografi. Por ndërsa Corel-Draw është një alternativë profesionale ndaj Adobe Illustrator, Photo-Paint nuk është një aplikacion profesional për editimin e fotografive.

Ilustruesit dhe dizenjuesit që nuk përdorin produktet e Adobe (numër i vogël) do t’i vërenin përmirësimet në CorelDraw Graphic Suitë X4 të vlefshme për t’u azhornuar.

Lajmet e fundit>