Harduer

Corsair Voyager GT 128GB, flash-i më i shpejtë në botë

Aug 20 2009
0 Shpërndarje
Corsair Voyager GT 128GB, flash-i më i shpejtë në botë

Jeni të lumtur me flashin tuaj mbi 4GB? Mbase jo gjithmonë, të mbushësh apo të zbrazësh tërësisht një flash 8, 16 apo 32 GB nëpërmjet lidhjes së tij USB 2.0 është një dhimbje e vërtetë dhe kur flasim pastaj për 128GB,…

Crosair mendon të lehtësojë pak këtë problem me atë që premton të jetë flash disku më i shpejtë në botë. Përveç emrit tërheqës, “Voyager GT është pothuajse dy herë më i shpejtë se flash-e të tjera me kapacitet të lartë, çka do të thotë më pak kohë duke pritur që skedarër tuaj të muzikës, videot apo dokumentet të tjera të kopjohen prej dhe drejt diskut tuaj” thotë John Beekley, ZV President i Applications tek Corsair.

Falë teknologjisë së tij, ky disk mund të arrijë shpejtësi leximi deri në 32MB/s dhe të shkruajë deri në 25.6 MB/s. Shpejtësitë e premtuara nuk janë keq por 128GB janë ende shumë për tu mbushur mjaft shpejt. Në pritje të standartit të ri USB 3.0 në fund të vitit, i cili do të dhjetëfishojë shpejtësinë e USB 2.0, kjo mbetet akoma performancë e respektueshme.

Flash-i më i ri i Crosair është i mbështjellë në një veshje gome që e bën rezistent ndaj ujit dhe goditjeve, por goditja më e fortë mbase është vetë çmimi; për momentin ende në rreth $390.

Lajmet e fundit>