Ja se si

Cortex: Shkëmbeni me shpejtësi nga Chrome në rrjetet sociale

Dec 11 2010
0 Shpërndarje
Cortex: Shkëmbeni me shpejtësi nga Chrome në rrjetet sociale

Në vend se të shtoni një buton apo të keni një meny që aktivizohet me klikimin e tastit të djathtë brenda shfletuesit tuaj, Cortex shfaqet në një formë inovative rrethor kur mbani të shtypur butonin e miut tuaj. Ky rreth padyshim që duket i bukur, por gjithashtu paraqet edhe një mënyrë të shpejtë për të shkëmbyer gjëra në Twitter, Facebook, Tumblr dhe Instapaper pa pasur nevojë për klikime. Vetëm tërhiqni dhe afroni kursorin e miut tek pjesa e rrethit që dëshironi të përdorni dhe puna përfundoi. Ju madje mund të konfigoruni Cortex që të shkëmbejë me miq të caktuar në Facebook.

Në momentin që keni zgjedhur rrjetin tuaj për shkëmbim, ju do të shihni një paralajmërim për të shtuar shënimin dhe më pas vetëm shtypni “Enter” për ta dërguar te vendi. Kjo është e tëra. Cortex megjithatë ka disa dobësi, të cilat ndërlidhen me shprehitë tuaja për shkëmbim. Profesionistët e r rrjeteve sociale që kanë nevojë të postojnë një grusht të rrjeteve përnjëherë nuk do të gjejnë vetën në të, por përdoruesi mesatar që ka llogari për katër prej rrjeteve që përkrahen nga Cortex (dhe që funksionon në të gjitah platformat), do ta pëlqejë menjëherë.

Këshilla: Mbani tastin e shtypur mbi një imazh dhe pas shfaqjes së rrethit ju do të keni mundësi të shkëmbeni imazhin në vend të linkut të faqes së tërësishme. Gjithashtu nëse shkëmbeni diçka gabimisht apo aksidentalisht në rrjetin e gabuar, ju mund të ktheheni prapa duke shtypur “Escape”.

Shikoni videon e mëposhtme për të kuptuar më shumë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>