Lajmet

Cosmote blen 12.6% të aksioneve të shtetit tek AMC për 48.2 milion euro

Mar 7 2009
0 Shpërndarje
Cosmote blen 12.6% të aksioneve të shtetit tek AMC për 48.2 milion euro

Marrëveshjen e nënshkruan zv/drejtori i përgjithshëm i COSMOTE, Michael Tsamaz dhe zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë, Enno Bozdo. Shuma e paguar për kapitalin e sipërpërmendur është 48.2 milionë euro. Me përfundimin e këtij transaksioni, COSMOTE zotëron në mënyrë direkte ose indirekte (nëpërmjet 97% të aksioneve, që zotëron tek kompania e saj-bijë COSMO-HOLDING ALBANIA S.A.) 95% të aksioneve të AMC-së.

Sipas zv/drejtorit të përgjithshëm të COSMOTE, Michael Tsamaz, “në një situatë financiare globale plot sfida, COSMOTE mbetet e angazhuar në planin e rritjes së saj në Evropën Juglindore. Shtimi i aksioneve të COSMOTE në kompaninë e saj-bijë AMC do të përmirësojë më tej menaxhimin e kapitalit qarkullues të Grupit dhe do të forcojë më shumë mundësitë për rritje. AMC është lider në tregun celular në Shqipëri. Marzhi i të ardhurave para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit të saj renditet ndër më të lartët në Evropë”.

Lajmet e fundit>