Lajmet

“Couch Music Player”, aplikacioni për krijimin e listave të këngëve

Mar 24 2013
0 Shpërndarje
“Couch Music Player”, aplikacioni për krijimin e listave të këngëve

“Couch Music Player” është një aplikacion i ri muzike për iPad-ët që ka për synim krijimin e listave të këngëve në një formë shumë të thjeshtë aq sa do të preferohej dhe nga ata persona që në përgjithësi e kanë me dembelizëm krijimin e listave të tilla.

Kur hapni aplikacionin do të paraqiten dy lista. Në të majtë ndodhen të gjitha këngët që përdoruesi ka ruajtur në memorien e iPad-it, të cilat mund të shfaqen sipas artistëve albumeve ose këngëve, ka gjithashtu dhe opsionin e kërkimit. Në të djathtë ndodhen disa lista të sugjeruara nga programi të cilat duhet të plotësohen me këngët e dëshiruara.

Pra nuk është e nevojshme që përdoruesit të mendohen për ndarjen dhe për titujt e listave. Megjithatë kjo nuk do të thotë se këto janë listat e vetme pasi mund të shtohen edhe të tjera, mjafton që të klikohet mbi shenjën “+”.

Shtimi i këngëve është një proces shumë i lehtë, mjafton vetëm të tërhiqni këngën nga ana e majtë dhe ta vendosni në njërën prej listave në anën e djathtë (drag & drop). Në rast se një nuk e dëshironi më një listë të caktuar atëherë mund ta fshini atë.

Në pjesën e poshtme të aplikacionit ndodhen butonat përkatës për të filluar këngët dhe për t’i ndërruar ato si në çdo aplikacion tjetër Music Player.

Në përgjithësi “Couch Music Player” të ofron shumë kënaqësi. I vetmi disavantazh që ka është pamundësia për të suportuar Home Sharing që përdoret për kalimin e këngëve të marra nga iTunes në MacBook apo pajisje të tjera. (PCWorld Albanian)

Couch Music Player

Tags >

muzikë
Lajmet e fundit>