Lajmet

Coursera bashkëpunon me 10 universitete për mësime online

May 31 2013
0 Shpërndarje
Coursera bashkëpunon me 10 universitete për mësime online

Nisma për të mësuar online po shihet si një prioritet nga shumë institucione akadamike në botë dhe kështu Coursera, ka bashkëpunuar me 10 universitete publike dhe sisteme universitare për të zhvilluar kurse që mund të merren online ose në një ambient të klasës së përzier online, duke qenë të vlefshme edhe për kredite universitare.

Duke hulumtuar përdorime të reja për kurse masive të hapura online (MOOCs), bashkëpunimi synon që të përmirësojë cilësinë e edukimit, zgjerimin e qasjes dhe rritjen e numrit të të diplomuarve deri në 1.25 milionë studentë në shkolla, tha ndërmarrja me bazë në Kaliforni.

Shpresa është që programi do të inkurajojë metodat e reja të të mësuarit, po ashtu edhe përparimin e qasjeve ekzistuese duke krijuar një përvojë “të përzier të të mësuarit” që kombinon video ligjëratat online me udhëzime në kampus që theksojnë angazhimin në klasë. Platforma do të mund t’iu mundësonte instruktorëve qasjen në përmbajtjen e zhvilluar dhe ta përshtatin atë sipas nevojave të tyre.

“Ky bashkëpunim i ri me Coursera do të jetë i paçmueshëm teksa ne lëshojmë Open SUNY, që do t’iu mundësojë studentëve tanë qasjen e rritur në kurset online që ofron Universiteti SUNY në Nju Jork dhe në mbarë botën,” tha në një deklaratë kancelaria e Universitetit Shtetëror të Nju Jorkut, Nancy L. Zimpher.

“Të punuarit me Coursera paraqet një mundësi fantastike për sistemet më të larta të edukimit përgjatë vendit për të rritur qasjen në edukim dhe cilësinë në ligjërim”.

Duke bashkëpunuar me Coursera në lidhje me këtë janë Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut (SUNY), Bordi i Regjentëve të Tenesit dhe Universiteti i Sistemeve i Tenesit, Sistemi Universitar i Kolorados, Sistemi Universitar i Hjustonit, Universiteti i Kentaçit, Universiteti i Nebraskas, Universiteti i Nju Meksikos, Sistemi Universitar i Gjeorgias dhe Universiteti i Virxhinas Perëndimore. (PCWorld Albanian)

universitet

Lajmet e fundit>