Siguri

Craigslist bllokon qasjen në reklamat për shërbime për të rritur

Sep 5 2010
0 Shpërndarje
Craigslist bllokon qasjen në reklamat për shërbime për të rritur

Vitin e kaluar, Craiglist zëvendësoi reklamën e “shërbimeve erotike” me një kategori  “për të rritur” për të cilën thoshte se do ta përcjellë për së afërmi. Kjo ndodhi pasi një femër ofroi shërbimet e saja në Craigslist dhe më pas u vra dhe një klient u akuzua për vrasjen e saj. Njeriu në fjalë bëri vetëvrasje muajin e kaluar në qelinë e burgut në Boston.

Gjykatësi i përgjithshëm i Connecticut Richard Blumenthal është duke bashkë-udhëhequr një grup të gjykatësve të lartë të shtetit, në mënyrë që të nxisin kompaninë që të largojë reklamat ilegale nga faqja. Kompania private mund të fitojë deri në 36.3 milion dollarë apo më shumë në vit nga prostitucioni dhe trafikimi i njerëzve, ka bërë të ditur Blumenthal duke cituar raportet e publikuara.

Në një blog post në muajin Maj, shefi ekzekutiv i Craigslist Jim Buckmaster shkroi se “… Craigslist ka tejkaluar obligimet e saj ligjore, përtej normave sekrete industriale, dhe duhet të plotësojë premtimet e saja që ka bërë. E këtë do ta arrijmë duke punuar së bashku me partnerë dhe do të luftojmë trafikimin e njerëzve dhe shpërdorimin”.

Craigslist thuhet se ka dhënë si donacion të gjitha të hyrat e saja nga listimi i “shërbimeve erotike” për një organizatë bamirëse. Kur bëri kalimin e listës në “shërbime për të rritur” vitin e kaluar ajo ka thënë se nuk do të përcaktojë se kush do të përdorë këto të hyra.

Faqja online thekson se përdoret nga më shumë se 50 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbi 20 miliard shikime faqesh në muaj. Buckmaster ka pretenduar se Craigslist është një cak jo i drejtë për reklamat e saja për shërbime për të rritur, gjersa ato të postuarat në shumicën e gazetave injorohen.

EBay Inc është pronarë i pjesshëm i Craigslist por dy kompanitë momentalisht janë duke luftuar rreth situatës së vërtetë të eBay. eBay ka paguar 32 milion dollarë për 28.4 për qind aksione në Craigslist në vitin 2004, por më vonë ka akuzuar kompaninë se ka holluar aksionet e saja. eBay dhe Craigslist janë duke pritur një vendim nga gjykata Delaware Chancery në lidhje me këtë çështje.

Lajmet e fundit>