Lajmet

“Cry Analyzer” identifikon problemet mendore duke analizuar të qarat e fëmijëve

Jul 13 2013
0 Shpërndarje
“Cry Analyzer” identifikon problemet mendore duke analizuar të qarat e fëmijëve

Pavarësisht se prindërit mendojnë se i njohin shumë mirë fëmijët e tyre, të dhënat kanë treguar se nga të qarat ose thirrjet e fëmijëve mund të merren informacione të dobishme në lidhje me gjendjen shëndetësore të tyre që shpesh herë mund të mos jenë të kapshme nga veshi i prindërve.

Për këtë arsye disa kërkues të Universitetit Brown në bashkëpunim me spitalin Women & Infants në Rhode Island kanë krijuar një program kompjuterik që analizon qarjet e fëmijëve për t’ju ardhur në ndihmë kërkuesve, mjekëve apo edhe vetë prindërve që të identifikojnë sëmundje të ndryshme mendore apo probleme me zhvillimin që në një moshë të vogël.

Në qoftë se i kushton kujdes analizimit të tingujve të qarjes mund të zbulosh shumë të dhëna të rëndësishme.

Kërkuesit janë shprehur se sistemi i tyre funksionon në dy faza. Në fazën e parë analizuesi e ndan regjistrimin e qarjes së fëmijës në pjesë prej 12.5 milisekondash dhe i analizon ato sipas parametrave të ndryshëm duke përfshirë këtu volumin e tingullit si dhe frekuencën e karakteristikave të caktuara. Në fazën e dytë këto pjesë të ndara bashkohen sërish dhe analizohet kohëzgjatja e momenteve të heshtjes midis thirrjeve.

Aktualisht sistemi analizon rreth 80 parametra të ndryshëm duke siguruar një informacion të saktë për trurin. Qarjet mund të shërbejnë si një dritare për trurin pasi çrregullimet mendore me patjetër ndikojnë tek kordat e zërit.

Avantazhet e këtij sistemi janë shpejtësia e dhënies së rezultateve si dhe paraqitja e të gjitha detajeve me saktësi. Grupi i krijimit ka në plan ofrimin e këtij mjeti në mbarë botën dhe sigurisht fokusi kryesor i përdorimit të tij do të jetë identifikimi i autizmit. (PCWorld Albanian)

Crybaby

Lajmet e fundit>