Softuer

Crysis 2 do të paraqitet edhe për Xbox 360

Jun 8 2010
0 Shpërndarje
Crysis 2 do të paraqitet edhe për Xbox 360

Crysis 2 është pjesa e dytë vazhduese e titullit origjinal Crysis që u paraqit në vitin 2007 dhe gjithashtu ka një ndërlidhje edhe me shtojcën paralele të paraqitur në atë kohë, Crysis Warhead. Ajo do të jetë loja e parë që do të prezantojë edhe motorin e ri të zhvilluar nga kompania e saj, CryEngine 3.

Me një ngjarje të vendosur në xhunglën e Nju Jorkut, pasi të gjithë anë evakuuar për shkak të një pranie të jashtëtokësoreve, Crysis 2 do të ofrojë mundësinë për të përpunuar veçanërisht armët dhe aftësitë tuaja si asnjëherë më parë dhe Nanosuit 2 tani ofron më shumë liri në opsionet e saja rreth mënyrës sesi të qasen misionet në fushëbeteja, duke përfshirë edhe aftësi për padukshmëri apo befasi tjera.

Krijuesit e Crytek kanë thënë se qëllimet e tyre kanë qenë që të kalohet grafikisht titulli origjinal dhe kanë shtuar duke thënë se betejat në lojë do të jenë “katastrofale të bukura”.

Unë jam entuziast i flaktë i lojërave dhe mezi po pres nëntorin që të fus duart në Crysis 2, për të vërtetuar nëse e kanë mbajtur fjalën zyrtarët e Crytek.

Lajmet e fundit>