Softuer

Crysis 2, loja më e piratuar e vitit 2011

Jan 1 2012
0 Shpërndarje
Crysis 2, loja më e piratuar e vitit 2011

Në majën e listës qëndron loja Crysis 2 për kompjuterët personalë, me afërisht rreth katër milionë shkarkime, lojë kjo të cilës mjaft afër i është avitur Modern Warfare 3 me 3.65 milionë shkarkime dhe pastaj Battlefield në vendin e tretë të top listës me 3.5 milionë shkarkime.

FIFA 12 vjen me radhë, pastaj Portal 2 ka zënë vendin e pstë me 3.24 milionë shkarkime. Të gjitha këto shifra tregojnë numrin e shkarkimeve të versioneve të lojërave të lartpërmendura për kompjuterët personalë.

Top pesë lojërat për Wii që më shumti janë piratuar janë: Super Mario Galaxy 2 me 1.28 milionë shkarkime, Mario Sports Mix me 1.1 milionë, ndërsa Xenoblade, LEGO Pirates dhe FIFA 12 përmbyllin top pesëshen për Nintendo.

Gears of War 3 kryeson listën e lojërave për Xbox 360 që janë shkarkuar ilegalisht me 900,000 kopje të shkarkuara.

Në të ardhmen do të mund të shohim se si SOPA do të mund të ndikojë për këto veprime dhe a do ta mbështesin publikuesit e lojërave atë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>