Lajmet

Crystal, asistenti i inteligjencës artificiale i cili krijon dhe menaxhon fushatat tuaja të reklamimit në median sociale

May 14 2018
0 Shpërndarje
“Fillimisht Crystal është falas për tu përdorur muajin e parë,” vijoi Esposito. Më pas përdoruesit kalojnë në versionin Premium ku inteligjenca e saj artificiale mund të analizojë rezultate në mënyrë të saktë për të përcaktuar strategjinë e duhur të marketingut. Crystal, asistenti i inteligjencës artificiale i cili krijon dhe menaxhon fushatat tuaja të reklamimit në median sociale

STEFANIA AOI – La Repubblica

“Përshëndetje, unë jam Crystal dhe mund tju ndihmoj për të përmirësuar rezultatet e kërkimit në ueb dhe në median sociale përmes inteligjencës time artificiale. Ju si quheni?”

Ky është mesazhi që merrni sapo vizitoni sajtin Crystal.ai, asistentin e parë virtual të iGenius, një startup italian themeluar nga emigranti Shqiptar Uljan Sharka.

Në pak vite aktivitet, iGenius ka zgjeruar praninë përtej Italisë në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Zvicër dhe nënshkruar bashkëpunime me Facebook, Google dhe Twitter.

Crystal ka 20 mijë përdorues dhe shfrytëzon inteligjencën artificiale për tu përmirësuar vazhdimisht si dhe përpunimin natyral të gjuhës e cila e lejon të komunikojë me klientët.

“Kemi lançuar Crystal tashmë në Shtetet e Bashkuara – tha Flavia Esposito, editor përmbajtjeje pranë iGenius – dhe ju sigurojmë se falë tij kompanitë mund të arrijnë konsumatorët potencial shpejtë dhe lehtë duke analizuar të dhënat dixhitale të ofruara nga ne.”

“Çdokush mund të lidhë kanalet e tij me Crystal dhe e gjitha kjo ndodh me privatësi të plotë,” shpjegon Esposito.

Madje Crystal mund tu sugjerojë klientëve të fillojnë një fushatë si dhe të kujdeset për krijimin e modelimin e saj pa pasur nevojë përfshirjen e askujt.

“Fillimisht Crystal është falas për tu përdorur muajin e parë,” vijoi Esposito. Më pas përdoruesit kalojnë në versionin Premium ku inteligjenca e saj artificiale mund të analizojë rezultate në mënyrë të saktë për të përcaktuar strategjinë e duhur të marketingut.

Toyota dhe Puma janë disa prej klientëve të profilit të lart të iGenius. Startupi i Uljanit i iniciuar në 2016-ën mori një investim prej 1.5 milion dollarësh nga investitorë engjëj në Shtatorin e të njëjtit vit.

Është vlerësuar si një prej startupeve më të mira në botë nga Facebook, Google, Web Summit, Startup Grind dhe TecCrunch.

iGenius ka investuar mëse 5 milion dollarë për të përmbushur misionin e tij dhe shpreson të ngrijë deri në 20 milionë dollarë nga investitorë ndërkombëtarë. /PCWorld Albanian

Artikulli origjinal: http://www.repubblica.it/economia/rapporti/paesedigitale/storie/2018/04/16/news/arriva_crystal_crea_in_automatico_campagne_marketing_sui_social-194010702/

Lajmet e fundit>