Softuer

Crytek: Gjenerata e tanishme do të qëndrojë deri në vitin 2013

Aug 18 2009
0 Shpërndarje
Crytek: Gjenerata e tanishme do të qëndrojë deri në vitin 2013

Megjithatë, Yerli nuk po i qëndron prapa tërësisht deklaratës së tij, duke thënë se “ekziston një debat i madh mbi atë nëse do të ketë apo jo gjenerata të ardhshme”.

Duke pasur parasysh se Sony dhe Microsoft janë duke ndërmarrë iniciativa të lehta drejt paraqitjes së inovacionit për elementet e detektimit të lëvizjes, është mjaft e mundur që kjo gjeneratë mund të vazhdojë edhe për tri vite tjera. Në fund të fundit, nuk ka kuptim paraqitja e teknologjive të reja kur gjenerata e tanishme e konzolave nuk është në rend të largohet nga tregu. Është shumë e mundur të shohim një “rifreskim” të gjeneratës së tanishme, ngjashëm me atë që kanë bërë Nintendo dhe Sony në sektorin e pajisjeve portative, me DSi dhe PSPgo.

Crytek është duke punuar në Crysis 2 të fuqizuar nga CryEngine 3, i cili pritet të paraqitet për PS3, Xbox 360 dhe PC, në një datë ende të pacaktuar.

Lajmet e fundit>