Lajmet

Curata, një alternativë e qëlluar e Google Reader

Jun 6 2013
0 Shpërndarje
Curata, një alternativë e qëlluar e Google Reader

Nëse kohën e fundit keni hapur llogarinë tuaj në Google Reader me siguri keni marrë njoftimin për planin tashmë të mirënjohur të Google për shuarjen e këtij shërbimi, duke iu bërë me dije se duhet të bëni ruajtjen e të dhënave përpara se të bëhet shuarja e tij më 1 korrik.

Kështu, një softuer i ri i bazuar në ueb dhe desktop është një alternativë tjetër që është vënë në “gjah” të përdoruesve të Google Reader, të cilët e kanë me apo pa dashje kalimin nga Google Reader duke filluar nga muaji i ardhshëm, apo edhe thjesht përdoruesit që për herë të parë përdorin shërbimet e tipit RSS. Me një ndërfaqe minimale, Curata Reader është alternativë mjaft e qëlluar për Google Reader.

Importoni nga Google me disa klikime

Duke supozuar që ju jeni duke dashur që ta bëni kalimin nga Google Reader, ky softuer mundëson futjen e të dhënave nga llogaria juaj në Google Reader, por mundëson edhe nisjen nga e para të “aventurës” për furnizim me artikuj të rinj. Curata ju dërgon përgjatë disa hapave të procesit të eksportit dhe importit, duke iu kërkuar disa klikime dhe disa momente, varësisht nga shpejtësia juaj e internetit, si dhe sasinë e të dhënave të cilat janë ruajtur me llogarinë tuaj. Ju po ashtu mund të bëni importimin e skedarëve OPML nëse koleksioni juaj i furnizuesve RSS vjen nga ndonjë burim tjetër. Sapo furnizuesit të jenë vendosur brenda, ju mund të filloni ta bëni shfletimin përgjatë tyre. Për të shikuar për më tepër gjëra në çfarëdo kohe, vetëm shkoni në majë të faqes.

Filtroni artikujt të cilët nuk i dëshironi

Curata respekton kategorizimin e furnizuesve tuaj, kështu që ju nuk keni nevojë të bëni një riorganizim. Nëse dëshironi të shtoni një kategori e cila ju nevojitet mund ta bëni këtë duke edituar një furnizues dhe duke e shoqëruar atë manualisht me atë kategori. Përveç kësaj, ju keni edhe disa mundësi për çdo furnizues në koleksionin tuaj, një kategori të veçantë ose thjesht vetëm një furnizues të vetëm. Ju po ashtu mund të kontrolloni madhësinë e artikullit origjinal që dëshironi ta shihni në pamjen në formë të listës. Nëse dëshironi të pëlqeni një artikull të caktuar, Curata iu mundëson që t’i vlerësoni dhe t’i shpërndani në Facebook, Twitter ose me e-mail.

Gjëra të tjera mund të vijnë

Ndërfaqja minimale e Curata-s e bën atë si softuer të dëshirueshëm në kuptimin e thjeshtësisë në përdorim, por duke e ditur se tani është vetëm në hapat e fillimit, mund të themi se i mungojnë disa gjëra, si sinkronizimin të cilën gjë do të duhej ta bënte çdo alternativë e denjë e Google Reader, apo edhe ndonjë mënyrë pak më e mirë e kategorizimit të furnizuesve me artikuj të rinj.

Nëse jeni përdorues të rregullt të shërbimeve RSS, atëherë ju këshillojmë që ta përdorni këtë shërbim. (PCWorld Albanian)

google

Tags >

Google
Lajmet e fundit>