Lajmet

Current Caller ID për Android mundëson bllokimin e telefonatave të padëshiruara

Apr 1 2013
0 Shpërndarje
Current Caller ID për Android mundëson bllokimin e telefonatave të padëshiruara

Current Caller IDMund të ndodhë që të gjendeni përballë një situate jo fort të këndshme kur një person i padëshirueshëm ju telefonon shpesh dhe dërgon mesazhe pafund.

Nëse dispononi një pajisje Android në këtë rast ju vjen në ndihmë aplikacioni Current Caller ID, i cili përveç se bën që telefonuesit të dërgojnë mesazhe zanore, ka shtuar së fundmi edhe opsionin e bllokimit.

Më poshtë do të shpjegojmë shkurtimisht se si funksionon:

Fillimisht duhet të shkarkohet nga Google Play Store një kopje e Current Caller ID (i krijuar nga White Pages) dhe të instalohet në telefonin tuaj.

Current Caller ID 11. Pasi të keni hapur Current Caller ID klikoni tek ikona e vogël me shenjën e ndalimit në pjesën e sipërme të aplikacionit

Current Caller ID 22. Klikona tek ikona në formë dore me shenjën e plusit që ndoshet në pjesën e sipërme djathtas të aplikacionit.

Current Caller ID 33. Tek lista e kontakteve që do të shfaqet klikoni butonin Block që ndodhet në të djathtë të çdo kontakti për çdo person që dëshironi të bllokoni ose mund të vendosni manualisht një numër të paregjistruar.

Current Caller ID 44. Pasi të përfundoni kthehuni mbrapsht dhe klikoni butonin Settings ku opsioni i vetëm që mund të përzgjidhni është Block Settings.

Current Caller ID 55. Do të keni mundësi të përzgjidhni nëse doni të bllokoni vetëm telefonatat, mesazhet apo të dyja. Gjithashtu mund të përcaktoni nëse doni që personave të bllokuar t’ju lejohet transmetimi i një mesazhi zanor apo doni që telefonata të mbyllet automatikisht. Një opsion tjetër siguron lajmërimiet në formë alarmi në rastet kur aplikacioni bllokon telefonatat ose mesazhet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>