Lajmet

CurrentC quhet platforma më e re e pagesave përmes telefonit

Apr 7 2015
0 Shpërndarje
CurrentC quhet platforma më e re e pagesave përmes telefonit

currentc-100527873-largeShumë shpejt biznesi i pagesave me anë të telefonit do të bëhet akoma më i përhapur. Kjo për shkak se në këtë treg do të hyjë një lojtar i ri. Bëhet fjalë për CurrentC, një platform pagesash e cila zotëron mbështetjen e disa nga bizneset më të mëdha tregtare e cila do të lançohet për pak muaj dhe do ti japë një goditje të fortë kompanive si Apple, Google dhe Samsung.

Deri më tani pak detaje njihen rreth kësaj platforme por pritet që ajo të vendosë lidhjen mes pagesave dhe përfitimet për klientët besnik. Përveç kësaj përdorimi i CurrentC do ti japë tregtarëve një informacion më të detajuar përsa i përket zakoneve të blerjes të klientëve. Vitin që kaloi CurrentC u bë protagonist në një çështje gjyqësore, në një moment kur platforma po testohej në disa tregje të vegjël përreth SHBA-së. Megjithatë CurrentC është e disponueshme për një përdorim të kufizuar nga shitësit si Walmart, 7-Eleven, Dunkin Donuts, Sears, BestBuy, Gap etj. Merchant Content Exchange, operatori i shërbimit, pritet të bëjë të lancojë CurrentC në mesin e 2015-ës por fillimisht në një treg të vetëm. Ky treg do të përzgjidhet në bazë të disa faktorëve të ndryshëm si shitja me pakicë, infrastruktura, popullsia etj.

Për CurrentC ishte një avantazh i madh fakti se kompani të mëdha farmaceutike si CVS dhe Rite Aid nuk pranuan të përdorinin sistemin Apple Pay. Suksesi i CurrentC qëndron në përdorimin e një barkodi në vend të teknologjisë NFC që përdoret nga Apple Pay. Me CurrentC, përdoruesit thjesht i duhet të vendosë kamerën e smartfonit të tij mbi një barkod që shfaqet në terminalin e shitjes për të kryer pagesën. Pagesa bëhet duke përdorur një llogari bankare të regjistruar më parë kështu që informacioni mbi këtë llogari nuk shkëmbehet apo transmetohet në pikën e shitjes.

Realisht kjo nuk është një mënyrë aq e lehtë sa teknologjia NFC sipas të cilës përdoruesit i duhet vetëm të afrojë smartfonit pranë një lexuesi por barkodet janë më të përhapura në terminalet e shitjes se sa NFC. Detajet mbi sistemin e ri të pagesave CurrentC, u parashikuan të zbulohen para një jave në konferencën Transact15 e cila do të mbahej në San Francisco por ky event u anullua pak kohë para fillimit të tij. Në javët e fundit kompania që mërret me këtë sitem pagesash, ka qënë duke rekrutuar inxhinierë të sigurisë komjuterike për të siguruar procesin e pagesave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>