Biznes

CyanogenMod merr 23 milionë dollarë për të zgjeruar ekipin

Dec 22 2013
0 Shpërndarje
CyanogenMod merr 23 milionë dollarë për të zgjeruar ekipin

ZDvqBERbrIHuuOSso4LHo5yMVhMNE9tfojczfGOfTjaxwkJoIseuSa2aTbuvJO78gv4=h900_270x480Kompania ka lajmëruar që ka arritur të marrë 23 milionë dollarë, të cilat fonde do të përdoren për të zgjeruar ekipin e tanishëm prej 25 vetave për të punësuar më tepër inxhinierë për pothuajse të gjitha aspektet e zhvillimit të CyanogenMod: softuerin kyç, ndërfaqen e përdoruesit dhe dizajnin dhe zhvillimin e produktit.

Bordi i drejtorëve do të ketë anëtarin e ri Peter Levine nga A16Z.

Cyanogen nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar, por kompania ka lajmëruar këtë vit se do të lëshojë një aplikacion instalues për të thjeshtësuar kalimin nga Androidi bazik; integrimi i teknologjive të enkriptimit drejtpërdrejt në aplikacionin e vet për SMS; dhe ofrimi i një veçorie për kontrollim të gjërave që mund të kryejnë aplikacionet të cilën Google e tërhoqi nga versioni standard i Androidit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>