Lajmet

CyanogenMod rrit sigurinë e dërgimit të SMS-ve

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
CyanogenMod rrit sigurinë e dërgimit të SMS-ve

cyanogenmodCyanogenMod filloi të shtojë dërgim të sigurt të porosive tek versioni i vet jo i qëndrueshëm, nightly të hënën. Kur veçoria arrin versionin e qëndrueshëm të ROM-it të palës së tretë të Androidit, do të ketë rreth 10 milionë njerëz që do të mund ta përdorin.

Për të siguruar aplikacionin e tyre të dërgimit të porosive, CyanogenMod ka vendosur një aplikacion për dërgim të sigurt të porosive, TextSecuret të Open WhisperSystems për Android dhe iOS që rrit nivelin e enkriptimit të tekstit pa përpjekje shtesë nga ju.

Më tepër se 9.7 milionë njerëz përdorin CyanogenMod, që mesatarisht përfshin rreth 20,000 instalime të reja çdo 24 orë. Deri tani, është ROM-i më i popullarizuar i posaçëm për Android.

I dizajnuar nga inxhinieri i mirënjohur i pavarur i sigurisë Moxie Marlinspike, siguria e TextSecure është mbresëlënëse. Ai përdor shtresën e posaçme të enkriptimit TextSecure V2; algoritmi kriptografik Curve25519, AES-256 dhe HmacSHA256; dhe fshehtësi të përsosur të përcjelljes, që është duke filluar të përdoret teksa ndërmarrjet e mëdha të teknologjisë po e përdorin atë për të parandaluar përgjimet.

I tërë projekti TextSecure është me burim të hapur, që nënkupton që jo vetëm se mund të përdoret kodi në aplikacione të tjera nga çdokush, por që vetë hulumtuesit e sigurisë janë në gjendje të verifikojnë efikasitetin e enkriptimit.

Përveç TextSecure, CyanogenMod ka ndërtuar në implementimin e vet “ndërmjetësuesin” që iu mundëson atyre të integrojnë Google Voice në çfarëdo aplikacioni për dërgim të porosive.

Kjo do të mundësojë që porositë tek përdoruesit e tjerë të TextSecure ose CyanogenMod të enkriptohen, pavarësisht llojit të aplikacionit të përdorur për dërgim të SMS-ve. Marlinspike tha që duhet të ketë ndonjë njoftim, në mënyrë që përdoruesit të njoftohen kur pranohet një tekst nga një pajisje jo e sigurt.

Marlinspike zbuloi në postimin e vet në blog rreth integrimit të CyanogenMod që Open WhisperSystems ka planifikuar ta zhvillojë TextSecure si një platformë desktop-në-pajisje mobile, si sistem për dërgim të porosive përgjatë platformave dhe për momentin është duke punuar në një shtojcë të shfletuesit për TextSecure.

CyanogenMod po ashtu zbuloi gjatë të hënës planet e hershme për një aplikacion screencast që pritet të dalë me përditësimin madhor që pritet t’i bëhet ROM-it të posaçëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>