Lajmet

Cyberlink prezanton PowerProducer 6, për incizimin e disqeve

Dec 9 2012
0 Shpërndarje
Cyberlink prezanton PowerProducer 6, për incizimin e disqeve

Cyberlink ka prezantuar versionin e ri të programit të tyre për Blu-ray dhe DVD Authoring, PowerProducer 6, për të cilin kjo kompani pohon se është vegla më e avancuar për incizimin e disqeve me menu.

Risitë përfshijnë mundësinë e shtypjes së coverit, 14 menu të reja të animuara (të optimizuara për rezolicionin 1080p HD) dhe mbështetjen për video formatet FLV, MKV dhe 3D.

Gjithashtu është edhe mbështetja për formatin RAW gjatë krijimit të slideshow-it.

Natyrisht, nëse nuk dëshironi ti përdorni template për menu, mund ti ndërroni ato sipas dëshirës dhe nevojave tuaja.

PowerProducer 6 kushton 80 dollarë, ndërsa versionin testues mund ta shkarkoni nga faqja zyrtare. Lista e të gjitha formateve që mbështetë ky aplikacion gjendet këtu.

Kërkesat minimale të sistemit janë: Pentium 4 – 3.0GHz/Athlon 64 X2, 512 MB RAM, kartelë grafike me 128 MB dhe Windows XP SP3 (ky program po ashtu është plotësisht i qëndrueshëm edhe me Windows 8).

Më poshtë mund ta shihni videon e demonstrimit këtij aplikacioni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>