Lajmet

CyberPowerPC josh adhuruesit e lojërave me setin e ri Gamer Ultra VR dhe Oculus Rift

Jan 10 2017
0 Shpërndarje
Desktopi Gamer Ultra VR është i pari i CyberPowerPC i cili kushton më pak se 500 dollar dhe është gati për realitetin virtual të pajisjes Oculus Rift, por me një kusht. Duhet ta blini së bashku me një pajisje Oculus Rift, e cila kushton më shumë sesa vetë kompjuteri, plot 599 dollar. CyberPowerPC josh adhuruesit e lojërave me setin e ri Gamer Ultra VR dhe Oculus Rift Photo Source: CyberPower

Seti i plotë do të kushtojë afro 1,100 dollar, e megjithatë ngelet një ofertë e mirë sepse në rrethana tjera desktopi do të ishte shumë i shtrenjtë.

Gamer Ultra VR është në shitje nga Best Buy dhe Amazon. Çmimi i desktopit pa pajisjen është 649 dollar.

Krahasuar me desktopët e tjerë të kompanisë me potencialin për të përpunuar përmbajtjet e realitetit virtual, kostoja e Ultra VR është poshtë mesatares së 800 dollarëve.

Gamer Ultra VR do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të zezë dhe të kuqe. Fuqizohet nga procesori katër-bërthamësh AMD FX-4350 dhe karta grafike Radeon RX 470. Komponentët e tjerë harduerikë janë: 8GB RAM, një disk solid 1TB, tre porta USB 3.0, shtatë porta USB 2.0 dhe një portë HDMI.

Nuk dihet nëse desktop do të funksionojë me paisjen e realitetit virtual HTC Vive, një gjë që as Cyberpower nuk e ka konfirmuar. Kompjuterat e certifikuar për Vive kanë kërkesa më të larta minimale të harduerit si procesor AMD FX-8350 dhe kartë grafike Radeon RX 480.

Gjer më sot, kompjuterat “Gati për Realitetin Virtual” ishin të arritshëm vetëm për blerësit të cilët kërkonin desktop të parametrave të lartë. Megjithatë zhvillimi i teknologjive nga Oculus ka ndihmuar në uljen e kërkesave të harduerit për realitetin virtual.

Konkretisht teknologjis Asynchronous SpaceWarp zhvilluar nga Oculus asiston kartën grafike të desktopit në fjalë në ofrimin e një performance të lartë me vetëm një fraksion të kostos reale të nevojshme.

Firma analitike Gartner parashikon rritje të shitjeve të kompjuterave “Gati për Realitetin Virtual.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>