Harduer

CYGNETT prezanton kapakun mbrojtës prej silikoni “Buldozer” për iPhone 5

Mar 31 2013
0 Shpërndarje
CYGNETT prezanton kapakun mbrojtës prej silikoni “Buldozer” për iPhone 5

Cygnett ka hedhur në treg kapakun mbrojtës për iPhone 5 “Buldozer” të cilin e përshkruan si një “mbrojtës të shkëlqyer prej silikoni”.

Kapaku kushton 20 $ dhe është i diponueshëm në ngjyrat portokalli dhe i zi.

Kapaku Buldozer është dizajnuar për të qenë rezistent dhe Cygnett ka deklaruar se për modelin është frymëzuar nga kamionat buldozer.

Mbështjellja që ofron ky kapak është e plotë dhe e sigurt, gjithashtu fleksibiliteti i gomës e bën shumë të lehtë vendosjen dhe heqjen e tij.

Pjesa e mbështjelljes tek butonat e volumit apo të kontrollit të gjendjes (sleep/awake) merr formën e këtyre butonave, ndërsa tek pjesët përreth butonit për opsionin ”mute”, bokseve, portës së karikimit, kameras, portës USB dhe portës së kufjeve kapaku është i prerë sipas formës përkatëse.

Shtresa sipër butonave funksionon më së miri dhe është shumë e rehatshme në prekje ndërsa prerjet rreth portave kanë hapësirë të mjaftueshme dhe nuk kufizojnë kabllin e kufjeve.

Duke qene se Buldozer vazhdon shtrirjen edhe pak mbi ekranin e iPhone 5 siguron mbrojtjen e tij: Në qoftë se telefoni përplaset në anën e ekranit buzët e kapakut përballojnë peshën kryesore të goditjes.

Ky kapak është i dizajnuar në mënyrë të tillë që iPhone të mos jetë shumë i rrëshqitshëm.

Kapaku shoqërohet me një copë mikrofibër për pastrim, ngjitës mbrojtës për ekranin dhe një kartë të vogël që ndihmon në vendosjen e ngjitësit në ekran pa krijuar flluska ajri.

Cygnett është e njohur për prodhimin e kapakëve cilësorë prej silikoni dhe Buldozer sigurisht që nuk bën përjashtim. Kapaku ka një pamje të pëlqyeshme, është i rehatshëm në përdorim dhe i qëndron shumë mirë iPhone 5.

Në qoftë se jeni të shqetësuar për ekspozimin e iPhone-it tuaj ndaj përplasjeve atëherë Buldozer është një mundësi e mirë për mbrojtje.

Kapaku Iphone

Lajmet e fundit>