Analiza

Dështimet më të mëdha teknologjike për vitin 2010

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
Dështimet më të mëdha teknologjike për vitin 2010

Google Buzz

Nxitimi i Google për tu futur në tregun e rrjeteve sociale/mirkoblogjeve u kthye si bumerang për të kur njerëzit e gjetën vetën të rilidhur me ish të dashur dhe bashkëpunëtorë të vjetër për shkak të një algoritmi të “përcjelljes automatike”. Përdoruesit e Gmail nuk ishin të kënaqur që lista e tyre me kontakte u paraqit në publik dhe në fund lëshimet në Buzz ndikuan që të fillojnë edhe paditë. Shërbimi qysh në fillim e kishte të vështirë shtrirjen në treg, duke mos ofruar integrim me Facebook dhe asnjë mënyrë për të shtyrë përditësime të statusit në rrjete tjera sociale.

Apple Ping

Google nuk ishte e vetmja kompani që shpalosi një rrjet social për konkurrim gjatë këtij viti. Dështimi më i madh i Apple Ping (edhe pse ka shumë dështime), ishte fakti që ai mund të qaset vetëm nga iTunes apo nga një aplikacion në iOS. Nëse dëshironi të bëni vetëvrasje në rrjet sociale nxirrni një Apple  dhe mbyllni vetën nga pjesa tjetër e uebit.

Google Wave

Teknikisht debutoi në vitin 2009, por vegla për bashkëpunim dhe mesazhe doli në publik gjatë majit. Në atë kohë entuziazmi i njerëzve për Wave po shuhej, në përgjithësi për shkak të asaj se nuk e dinin se çka ishte apo çka të bëjnë me të. Google brenda më pak se tre muajve e mbylli përfundimisht projektin.

Neutraliteti i rrjetit

Së pari gjykata supreme në SHBA tha se FCC nuk ka autoritetin që të ndalojë ofruesit e shërbimeve të internetit që të ngadalësojnë shpejtësinë e shkëmbimit të skedarëve në formën peer-to-peer. Më pas Google dhe Verizon propozuan kornizat e veta të neutralitetit të rrjetit që largohej nga rregullat për wireless dhe shkaktoi një reagim të madh mes analistëve teknologjik. FFC foli rreth riklasifikimit të broadband-it për të përfituar më shumë energji të rregullativit, por tani është duke konsideruar rregulla më të buta për të zbutur të dy palët.

Privatësia në Facebook

Facebook vazhdon të rritet, por vëzhguesit e privatësisë kanë bombarduar reputacionin e faqes në aspektin e privatësisë gjatë tërë vitit, duke rezultuar edhe ndërhyrjen e Facebook në ndryshimin total të tyre. Gafe tisin të shumta, por nuk po hyjmë në detaje.

McAfee

Një përditësim i gabuar nga McAfee ka bërë një marri teknologjike në muajin prill, me ç’rast u fikën me mijëra kompjuterë me bazë në Windows XP të korporatave të ndryshme.. Problemi? Softueri i McAfee gjeti një skedarë kritik të sistemit si të dëmshëm dhe e gjuajti atë në karantinë. Upsss.

Palm Pre dhe Web OS

Palm Pre s’doli aspak ashtu siç u prit dhe të gjithë ata që pritën një rikthim të fuqishëm nën HP, nuk duhet të presin diçka të tillë, së paku për këtë vit jo.

HP Slate

Edhe para se Apple të paraqiste iPad-in, HP po e poziciononte vetën si konkurrentin kryesor të tij. HP Slate ishte paraparë të ketë çdo gjë që nuk ka iPad – Adobe Flash, kamerë përpara dhe prapa, USB, magazinim që largohet – por planet ndryshuan pasi HP bleu Palm-in. Befasisht puna e Slate u hesht dhe dolën në ofertë tabletë për biznese me pak shije. Në fakt u arritën të shiten vetëm 5000 njësi.

Tabletët me Android

2010 ishte paraparë të jetë viti i tabletëve, por në vend të kësaj padyshim që një dominoi tregun. Sigurisht Samsung Galaxy Tab është një rival i mirë për Apple iPad, pro shumica e prodhuesve vendosën që të presin deri vitin tjetër, kur Google do të paraqes Honeycomb, një version të orientuar për tablet të Android. Android tablet tjerë si ICD Utra, thjeshtë u zhdukën nga mendjet e konsumatorëve.

Google Nexus One

Analistët patën pritje të mëdha, por i vetmi problem ishte se Google bazohej në operatorët mobil si Verizon dhe Sprint për të rritur suksesin e pajisjes, edhe pse e shiste atë në një formë pa kontratë dhe online. Kur Verizon dhe Sprint humbën interesin në shitjen e tij, humbi edhe interesi i Google, dhe revolucioni vdiq.

Gary Powell dhe Brian Hogan

Të quhet inxhinieri i Apple Gary Powell dështak i vitit 2010 për shkak se humbi një prototip të iPhone 4 është paksa e rëndë por ky nuk e ka merituar titullin të plotë, dhe në këtë mënyrë e ndanë titullin me Brian Hogan i cili e ka marrë celularin dhe e ka shitur tek Gizmodo për 5000 dollarë. Hogan dështoi të mbulojë gjurmët e tij dhe tani i ka rënë “pishman” për atë që ka bërë.

Antena e iPhone 4

Askush nuk mund ta mohojë këtë. Pavarësisht aftësive të celularit, iPhone 4 arriti që të mos ofrojë kualitet të duhur të sinjalit dhe të bëjë që të ketë reagime të shumta nga kompani të ndryshme vëzhguese të tregut të teknologjisë.

I bardhi iPhone 4

Ku dreqi është ky celularë që e përfolëm me të madhe? Së pari u tha në korrik, më pas doli deklarata se do të paraqitet më vonë gjatë vitit, dhe në fund u tha se data e debutimit do të jetë pranvera e vitit 2011. A nuk do të ishte më mirë po të koncentrohej Apple më shumë në krijimin e një iPhone 5?

BlackBerry Torch

Revolucionari me “tre akset e tij” nuk është celularë i keq, por nuk është ajo që i duhet kompanisë RIM. Thjeshtë atyre u duhet diçka tjetër në mënyrë që të largojë vëmendjen e konsumatorëve nga celularët Android dhe iPhone.

Ask.com

Jeeves u largua në vitin 2006, dhe prej kësaj kohe më gjërat nuk ishin të njëjta. Kompania ridizajnoi disa herë produktin e saj dhe në nëntor më në fund vendosi të hedh peshqirin dhe të bëjë outsource të kërkimeve tek një palë e tret. Ask.com tani do të koncentrohet në shërbimin e pyetjeve dhe përgjigjeve – së paku derisa të përfitojë sërish një ridizajnim.

MySpace

Dizajni i ri i MySpace merr fokusim në rrjete sociale dhe nxit zbulimin media. Çfarë përzierje disi e çuditshme por që nënkuptoi një gjë: Facebook fitoi luftën e rrjeteve sociale.

Microsoft Kin

Kin e nisi mirë me disa kampanja të lezetshme televizive, por vet produkti kishte kufizime të një celulari. Nuk ofronte shkëmbim për video, GPS apo aplikacione, edhe pse kishte një çmim të një celulari të mençur.

Lajmet e fundit>