Lajmet

Dailymotion ja fillon nga e para, prezantohet si një shërbim premium

Jun 21 2017
0 Shpërndarje
Strategjia e re është përpjekja e fundit për të ringjallur kompaninë e cila në ditët e para të saj u rrit me shpejtësi duke u krahasuar me Youtube. Dailymotion ja fillon nga e para, prezantohet si një shërbim premium

Në përpjekje për ta filluar nga e para, platforma e videove simotër e Youtube, Dailymotion, tha se dita e sotme përkon me rishpikjen e shërbimit të saj me një fokus të veçantë drejt përmbajtjeve premium dhe cilësisë.

Ishte CEO i Dailymotion që dha këtë deklaratë ditën e sotme. Ai tha se Dailymotion do të përqendrohet në katër tematika: lajme, sporte, muzikë, argëtim.

Sa i përket reklamuesve, kompania është e interesuar për moshat 18 deri në 49 vjeç. Në njoftimin për shtyp, kompania tha se përdoruesit do të kenë akses në përmbajtje ekskluzive.

Nuk dihet nëse kjo ofertë kërkon një abonim me pagesë apo thjesht një llogari. Videot do të ofrohen nga Universal Music Group, CNN dhe Vice.

Strategjia e re është përpjekja e fundit për të ringjallur kompaninë e cila në ditët e para të saj u rrit me shpejtësi duke u krahasuar edhe me Youtube.

Por fati i Dailymotion mori tatëpjetën kur qeveria Franceze bllokoi blerjen e mundshme nga Yahoo në 2013-ën. Kompania thotë se ka 300 milion përdorues unikë në muaj, shumë më pak sesa Youtube me 900 milion.

Dailymotion premtoi së shpejti një aplikacion të ri në App Store dhe Google Play. Versioni desktop mbërrin më 5 Korrik në Francë dhe 25 Korrik në mbarë botën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>