Lajmet

Dalin foto të uebfaqes Mega, pasardhëse e MegaUpload

Dec 9 2012
0 Shpërndarje
Dalin foto të uebfaqes Mega, pasardhëse e MegaUpload

Gati para një viti uebfaqja MegaUpload u mbyll nga SHBA, për shkak të thyerjeve të ligjit të piraterisë.

Krijuesi i saj Kim Dotcom u arrestua bashkë me pjesëtarë të tjerë të uebfaqes.

Gjatë kohës që të dyja palët ishin në gjyq, Dotcom lajmëroi planet e veta për të krijuar një shërbim të ri të quajtur Mega.

Dje ai postoi 3 foto në llogarinë e tij në Twitter nga uebfaqja e re.

Pamja i ngjason pak Megaupload dhe nga mënyra se si janë fotot, duket se Mega do të konkurrojë me SkyDrive dhe Dropbox. (PCWorld Albanian)

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>