Harduer

Dalin fotot e smartfonit HTC Deluxe DLX

Nov 24 2012
0 Shpërndarje
Dalin fotot e smartfonit HTC Deluxe DLX

Ka ardhur koha për imazhe të reja nga smartfona të rinj. Kemi parë tashmë pajisjet HTC J Butterfly para disa javësh.

Tani erdhi koha e Deluxe DLX dhe nga se dimë më përpara smartfoni do të ketë një ekran 5 inç 1080p, 440ppi, Quad Core Qualcomm S4, 2 GB RAM, 8MP kamera dhe Beats Audio.

Versionet japoneze dhe Evropiane do të kenë gjithashtu Wifi, Bluetooth, NFC, LTE dhe CDMA/GSM/UMTS/GPRS si dhe një vend microSD.

Nga imazhet dallohen tri lloje ngjyrash, e zezë, e bardhë dhe kafe.

Thashethemet thonë se pajisja do të prezantohet në 6 dhjetor ndërsa do të bëhet e disponueshme për publikun nga fillimi i vitit tjetër. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>