Harduer

Dalin fotot të smartfonit Galaxy S IV në një forum kinez

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Dalin fotot të smartfonit Galaxy S IV në një forum kinez

samsung galaxy S IVTë gjithë janë në pritje të eventit ku do të prezantohet smartfoni i ri i Samsung, ai Galaxy S IV. Gjithsesi siç pritej, fotot e para kanë dalë në internet.

Fotot që shikoni vijnë nga një forum kinez dhe tregojnë një version kinez të Galaxy S IV.

Nëse këto imazhe janë të vërteta, duket se pajisja e Samsung-ut nuk ka ndryshuar dhe aq shumë për sa i përket dizajnit.

Ndryshimi i vetëm i dukshëm është se smartfoni i ri ka një ekran 5 inç AMOLED. Përveç dizajnit të ri ose jo, gjithashtu shohim edhe specifikat. Rezolucioni është vërtet 1920×1080, ka 2 GB RAM dhe një CPU “Universal 5410”.

Kjo përshtatet shumë mirë me procesorin e shumëpritur me 8 bërthama Exynos 5410.

Pajisja gjithashtu punon me TouchWiz dhe version Android 4.2.1.

Gjithsesi çdo gjë ngelet për tu parë pasi edhe vjet Samsung-u nxori enkas foto fallco të S III me qëllim për t’i çuditur njerëzit nga ana e dizajnit. (PCWorld Albanian)

samsung galaxy S. IV

Lajmet e fundit>