Harduer

Dalin informacionet paraprake që iPhone 6 do të ketë paraqitje prej safiri

Jul 8 2014
0 Shpërndarje
Dalin informacionet paraprake që iPhone 6 do të ketë paraqitje prej safiri

iphone-5s-sapphire-button-edit-2-smallApple është duke u bërë gati që të përdorë një paraqitje safiri në gjeneratën e ardhshme të iPhone-it që është përfolur të jetë prej 4.7 inçh. Të paktën kjo thuhet në një video. Sonny Dickson, i cili është burim i thashethemeve të kaluara rreth Apple, ishte njëri nga të parët që e postoi një video që e shfaqte paraqitjen prej safiri në pajisjen prej 4.7 inçësh. Të tjerët si Marques Brownlee ndoqën procesin.

Brownlee shkoi aq larg duke thënë që, “kjo nuk është një model. Ky është një fakt pjesë e iPhone 6 drejt nga linja e grumbulluar nga Apple.” Brownlee bën një testim të llojeve duke provuar që ta gërvisht atë me një thikë, por që nuk duket ndonjë dëmtim. Ai më pas e lakon këtë paraqitje (shikoni në 3:30) duke thënë që, “absolutisht nuk ka ndonjë mënyrë që unë të mund ta thyejë këtë paraqitje me fuqitë e mia.”

Natyrisht, kjo kërkon pak besim për t’i marrë si të sakta thëniet nga Dickson dhe Brownlee. Brownlee e shpalos një dozë të skepticizmit rreth safirit duke thënë, “duke supozuar që ky është safir”. Njëra nga pyetjet që mund të parashtrohen është nëse Apple do të rrezikonte duke përdorur paraqitjen e vet të parë prej safirit në një produkt të madh me një paraqitje relativisht të madhe, si 4.7 inçësh. Deri tani, Apple ka përdorur safirin vetëm në sipërfaqe të vogla si në butonin për dërgim në ballinë në iPhone 5S dhe lentat e kamerave.

Për më tepër, një varg i thashethemeve deri tani kanë thënë që pajisja e Apple prej 5.5 inçësh do ta marrë një paraqitje prej safiri. Nëse janë të sakta, Apple me siguri që do ta përmendte si pikë të rëndësishme gjatë shitjes këtë përmbajtje për çfarëdo telefoni të ardhshëm nga Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>