Lajmet

Dalin në treg procesorët e Intel Nehalem EP Server

Apr 2 2009
0 Shpërndarje
Dalin në treg procesorët e Intel Nehalem EP Server

altNëse nuk keni pritur që Intel të lançojë linjën e re të çipave të serverëve, ju nuk jeni të vetmit që jeni befasuar.

Detajet e procesorëve të rinj Xeon 3500 dhe Xeon 5500 formalisht të njohura nga Nehalem EP, fillimisht u lançuan nga Apple, ndërsa kompanitë e tjera më pas i kopjuan ato duke shtuar edhe detaje të sistemeve të tyre.

“Ne presim që këto të jenë  një platformë e re dhe nga teknologjitë më të mira të reja . Shpresojmë që kjo të jetë një goditje e mirë për ekonominë dhe për njerëzit që kanë pritur t’i blejnë serverët tonë” – thotë Shanon Poulin, drejtor i platformës së XeonIntel Server Products Group.

Xeon 5500 dhe 3500 janë versionet e para të serverëve të familjes Nehalem të Intel dhe përfshijnë përmirësime teknike që e përmirësojnë performansën e gjeneratave të mëparshme të Xeon.
 

Lajmet e fundit>