Harduer

Dalin online foto të tjera të iPhone 5S

Jun 22 2013
0 Shpërndarje
Dalin online foto të tjera të iPhone 5S

iphone 5sNë ueb janë shfaqur foto të tjera që mund të tregojnë pjesën e brendshme të iPhone-it të ardhshëm.

MacRumors ka raportuar se ka foto të bordit logjik të smartfonit dhe mbështjellëses së tij.

Imazhet përputhen me ato që janë shfaqur në fillim të javës mbi iPhone 5S. Sipas spekulimeve dhe fjalëve që qarkullojnë në internet, dizajni i iPhone 5S do të jetë i njëjtë me atë të iPhone 5.

Pamjet e brendshme tregojnë një bateri të ndryshme nga ajo e iPhone 5, e cila ka energji 5.92 watt – orë, ndërkohë që ajo e iPhone 5 ka 5.45 watt – orë. Gjithashtu, nga fotoja e mëposhtme e cila shfaq pjesën e prapme të smartfonit, duket një blic më i madh se ai i paraardhësit.

iPhone 5S thuhet se do të ketë kamerë me rezolucion më të lartë si dhe tonalitete të përmirësuara të ndricimit. Smartfoni pritet të lançohet në vjeshtë. (PCWorld Albanian)

iphone 5s1

Lajmet e fundit>