Harduer

Dalin specifikimet e smartfonit Galaxy S IV

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Dalin specifikimet e smartfonit Galaxy S IV

Muajin e kaluar Samsung-u vendosi të nxjerrë detajet rreth pajisjeve më të fundit të saj duke përfshirë këtu dhe Galaxy Note 8.0.

Tani kompania konfirmoi planet e veta për prezantimin e Galaxy S IV më 14 mars. Deri tani ka pasur shumë spekulime për sa i përket specifikave që do të ketë, por asnjë nuk ka qenë e vërtetë.

Pocket-lint pretendon se një burim shumë i besuar i konfirmoi specifikat kryesore të pajisjes së re të Samsung, dhe me sa duket janë mbresëlënëse. Sipas burimit S IV do të ketë një ekran 5 inç AMOLED, një kamera 13 MP si dhe një të dytë përpara 2MP.

Gjithashtu do të ketë një procesor me 8 bërthama i cili ka ngjalluar shumë debate. Detaje të tjera nuk janë bërë akoma të ditura si jetëgjatësia e baterisë apo shpejtësia që do të ketë.

Pritet që procesori do i ketë bërthamat Cortex-A7 për të përballuar operacione nga ato më të lehtat e deri ato më të fuqishme.

Deri kur do të ketë akoma spekulime të vërteta apo jo rreth S IV? Do ta mësojmë javën e ardhshme me siguri. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S IV

Lajmet e fundit>