Harduer

Dalin specifikimet e smartfonit HTC Facebook

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Dalin specifikimet e smartfonit HTC Facebook

HTC FacebookHTC dhe Facebook po punojnë bashkë për një smartfon të cilësisë së mesme të njohur me emrin Myst.

Skuadra the Unwired View së fundmi shqyrtoi një listë me specifikime të cilat i morën nga një burim i besuar.

Nga sa thuhet në raport smartfoni do të ketë një CPU dual core 1.5GHz MSM960 SoC, 1 GB memorie si dhe 16 GB hapësire. Gjithsesi nuk ka vend për zgjerim me atë të kartave microSD.

Pajisja do të ketë gjithashtu një ekran 4.3 inç 720p me një densitet pikselësh 320PPI, një kamera 5 mp si dhe një të dytë nga përpara 1.6mp. Gjithashtu do të ketë Bluetooth 4.0, 802.11 a/b/g/n/ Wi-Fi si dhe lidhjet LTE.

Pavarësisht specifikimeve që kanë dalë, nuk ka akoma asnjë ide rreth çmimit që do të ketë.

Gjithsesi mendohet se pajisja do të dalë këtë pranverë dhe do të ketë Android Jelly Bean 4.2.1. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>