Lajmet

Dallimi mes virusit, krimbit, kalit Trojan dhe Spyware

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Dallimi mes virusit, krimbit, kalit Trojan dhe Spyware

Problemet e kompjuterit nuk kanë fund, dhe një nga problemet më të rrezikshme janë atë që quhen Malware.

Format e tyre mund të jenë të ndryshme, si dhe qëllimi për të cilën janë krijuar është i ndryshëm. Shpesh ato ngatërrohen me njëra- tjetrën dhe mendohet se janë të njëjtë, por me emra të ndryshëm. Më poshtë do t’ju tregojmë dallimin midis llojeve të ndryshme të tyre: 

Viruset

Janë programe që vetë- përsëriten ose vetë- shumëfishohen, që zakonisht mbahen në disa skedarë të ekzekutueshëm si psh. .exe, .sis etj. Përhapen në tërë sistemin dhe kërkojnë për skedarë të tjerë tek të cilët mund të bashkangjiten. Qëllimi kryesor i tyre është ngarkimi sa më i madh i memorjes me synim zënien e hapësirave të HDD-së. 

Krimbat

Janë pothuajse të njëjtjë me viruset vetëm se ndryshojnë prej tyre nga mënyra e përhapjes. Këto të fundit nuk ju bashkangjiten skedarëve të ekzekutueshëm dhe nuk varen prej tyre për t’u përhapur. Ato zakonisht gjenden online. Janë më të vështirë për t’u identifikuar nga antivirusët. 

Kuajt Trojan

Nuk ngjasojnë me dy rastet e mësipërme. Nuk janë krijuar për të dëmtuar pa qëllim. Ato janë përdorur në hakime për të marrë qasje të paligjshme. Kërkojnë njohuri të mira programimi për t’u krijuar dhe janë të llojeve të ndryshme. 

Spyware

Ngjasojnë me Trojanët. Jane programe sekrete të cilat fshihen dhe mbledhin informacion brenda sistemit. Shembulli konkret për këtë është key-loggers, i përdorur për të gjetur fjalkalimet e të tjerëve në mënyrë të paligjshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

viruset
Lajmet e fundit>