Biznes

Dardaphone – Operatori i dytë virtual në Kosovë

Jan 8 2010
0 Shpërndarje
Dardaphone – Operatori i dytë virtual në Kosovë

Sipas Milot Gjikollit,drejtor i Dardaphone, DardaPhone ka kontratë me Postën dhe Telekomin e Kosovës e cila është e bazuar në licencës që e ka nga ART –ja.

“Kjo kontratë mundëson zhvillimin e veprimtarisë ne sferën e telekomunikacionit, gjegjësisht i mundëson DardaPhone të ushtroj aktivitetin e telefonise mobile virtuale ne bashkepunim me PTK, me pajimet me moderne te kompanise Nokia –Siemens, lidere ne pajimet e telefonisë mobile”, tha Gjikolli.

Ai njoftoi se prej 8 janar Dardaphone fillon në tregun e Kosovës të plason shërbime të telekomunikacionit të cilat do të njihen më emrin komercial Z-Mobile.

“Veçantia e këtyre shërbimeve celulare do te jete se Dardaphone do te ofroj shërbime per te cilat ka nevoje konsumatori kosovar dhe për te cilat ka nevoje tregu i Kosovës. Shërbimet tona do të jenë në kontribut të tregut ne te cilin operojnë vetëm 2 operator te telefonisë mobile dhe një operator virtual”.

Gjikolli shprehu besimin se institucionet e vendit do të pamundësojnë operimin e disa operator ilegal, te cilët janë prezent në tregun e Kosovës.

Duke theksuar se aktualisht në Dardaphone janë të punësuar 20 veta, ndërsa brenda një afati të shkurtër kanë planifikuar që të kenë afro 100 të punësuar Gjikolli tha se në këtë kompani do të ketë vend për të gjithë ekspertët e kësaj lëmi.

Ai tha se aktualisht në tregun e Kosovës do të startojnë me produktet voice edhe sms të cilat janë të kombinuara me pako që janë produkte pak me specifike te telekomunikacionit.

Lajmet e fundit>