Softuer

Darkfall Online ofron mundësi për testim pa pagesë

Jun 4 2010
0 Shpërndarje
Darkfall Online ofron mundësi për testim pa pagesë

“Ne dëshiruam që të gjithë të kenë një mundësi për të provuar lojën tonë. Darfall është MMOG jashtëzakonisht me ndikim në treg dhe shpeshherë konsiderohet një lojë që mund ta luajnë vetëm lojtarët e zjarrtë. Kjo mundësi testimi pa pagesë do t’u ofrojë lojtarëve të ri mundësinë që ata të testojnë vetveten në ambientin tonë konkurrues dhe në të njëjtën kohë të gjejnë se Darkfall është një lojë e mirë formuar për shumicën e stileve të MMOG” tha Zad Mehdawi, producent ekzekutiv i Darkfall.

Darkfall është një lojë masive multiplayer online (MMO) e tipit fantastik, duke ofruar argëtim të madh, sistem atraktiv të luftimit, beteja masive dhe luajtje strategjike.

Darfall është dizajnuar që të krijojë beteja intensive reale dhe eksperiencë më të thellë në luajtje, si dhe është krijuar për të ofruar një ambient më sfidues me elemente unike që e bëjnë të dallueshme prej lojërave tjera që ofrohen në tregun MMOG.

Faza testues është e limituar për një kompjuter dhe lojtarët këshillohen që të shkarkojnë klientin para se të fillojnë testimin për shkak të madhësisë së skedarit për tu shkarkuar. Ne duhet ta shkarkojmë prej këtu, kurse lojtarët amerikan nga këtu.

E kur kjo procedurë të përfundojë, llogaritë për të filluar me testimin duhet të hapen këtu.

Lajmet e fundit>