Analiza

Darkroom 2 shton kërkim fotosh në editorin e tij

Mar 15 2010
0 Shpërndarje
Darkroom 2 shton kërkim fotosh në editorin e tij

Për këtë arsye, ju duhet një program që t’ju ndihmojë të katalogoni, organizoni, renditni dhe të gjeni fotografitë tuaja më lehtë. Versioni i ri i Darkroom, programi fotocentrik nga Arcsoft, shton një shfletues i cili ju ndihmon në këtë punë.

Ndërfaqja e ndërtuar mirë ka këto module: Browser, Process dhe Layout. Lundrimi mes tyre është intuitiv, por sa më shumë që thelloheni në program, aq më shumë mundësi keni të konsultoheni me menynë zhgënjyese dhe me sipërfaqësinë e saj.

Moduli i shfletuesit mund t’i rendisë dhe kërkojë fotot tuaja bazuar në kritere si vlerësimi me yje që jepni; data në të cilën fotoja është marrë apo importuar dhe fjalët kyçe që keni krijuar.  Por sistemi i vlerësimit dhe kalendari nuk do të funksionojnë nëse fotot janë të ruajtura në një PC tjetër në rrjetin tuaj.

Darkroom është i vlerësuar arsyeshëm me një çmim prej $100, duke marrë parasysh që vetëm moduli i Proceseve ofron pothuajse të gjitha mjetet e një programi shumë më të shtrenjtë. Por moduli Layout (apo print), është i kufizuar, me vetëm shtatë shabllone dhe nuk mund të krijoni faqe të personalizuara.

Lajmet e fundit>