Lajmet

DARPA po krijon një softuer i cili nuk do të ketë nevojë për përditësime

Apr 13 2015
0 Shpërndarje
DARPA po krijon një softuer i cili nuk do të ketë nevojë për përditësime

BRASS_NEW_A024_A001

Përditësimet e softuerit dhe aplikacionet e vjetëruara që nuk funksionojnë në platformat e reja janë një pjesë e jetës sonë ‘dixhitale’. Por DARPA ka në plan të ndryshojë këtë fakt duke zhvilluar disa sisteme softuerike të cilat mund të punojnë për plot një shekull pa pasur nevojë për përditësime nga zhvilluesit pavarësisht përmirsimeve të sotuerit.

Departamenti i shkencës në Pentagon ka lajmëruar së fundmi se ka filluar një kërkim 4 vjeçar për të zbuluar se cilat alegoritma janë të nevojshëm për të krijuar një softuer i cili do të përshtatet me ndryshimet. Agjensia e ka quajtur këtë projekt “BRASS” dhe është e vetëdijshme që diçka e tillë s’ka për të qënë e thjeshtë. Realisht DARPA po shpreson të fillojë gjithcka nga 0. Kjo do të thotë që nëse ky projekt realizohet ne do të shohim një listë plotësisht të re programesh dhe aplikacionesh me kohëzgjatje më të lartë.

‘Qëllimi i BRASS është realizimi i avantazheve themelore në hartimin dhe implementimin e sistemeve jetëgjatë dhe kompleks që i përshtaten ndryshimeve në mjedisin fizik apo ligjik ku ata veprojnë’, deklaron një zëdhënës i agjensisë. DARPA ka filluar të pranojë propozime hulumtuese që kanë lidhje me çdo aspekt të projektit nga të cilat do të zgjedhë më të mirin për ta sponsorizuar. Agjensia shpreson se nëse realizohet projekti, këta softuer do të kenë një përdorim të gjerë në kompjuterat dhe makinat ushtarake të cilat nuk mund të ndalojnë së punuari në mënyrë që të përditësohen, duke qënë se ky proçes është tepër i kushtueshëm. (PC World Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>