Siguri

Dashboard i Google i afrohet privatësisë

Jun 9 2010
0 Shpërndarje
Dashboard i Google i afrohet privatësisë

Për të zbutur brengat, Google ka lançuar Dashboard, një faqe e vetme me kontrolle privatësie dhe rregullime për shumicën e shërbimeve të veta. Faqja Dashboard, e arritshme në google.com/dashboard, ju ofron një përmbledhje të kalendarëve apo dokumenteve që ju ndani, historinë e bisedave dhe faqeve që keni autorizuar për të pasur akses në fotot tuaja picasa apo kontakteve të Gmail (ashtu si një faqe e rrjetit shoqëror mund të përdorë listën e kontakteve për t’ju ndihmuar të gjeni përdoruesit e tjerë, si Facebook).
Gjithashtu, do të gjeni edhe një listë për kërkime që keni performuar ndërkohë që jeni lidhur në Google.
Nëse përdorni Google Toolbar dhe nëse e keni aktivizuar veçorinë e historisë së web-it, ju gjithashtu do të shihni edhe historinë e shfletimit.

Një pamje e pastër kërkimi
Nëse shfaqja e kaq shumë informacioneve personale e ruajtur në serverët e Google ju bezdis, ju mund ta ndaloni atë, madje edhe ta fshini. Klikoni Remove items or clear Web history, dhe fshini disa apo të gjitha termet.
Nëse pastroni pamjen e kërkimit, Google do të kuptojë që ju nuk dëshironi të ruani të dhëna dhe automatikisht do t’i pastrojë ato çdoherë. Ju gjithashtu mund t’i tregoni edhe Gmail-it që të ndalë ruajtjen e historive të bisedave dhe të vendosni nëse YouTube mund të përdorë informata të llogarisë Google për të shënjuar reklama.
Google nuk ka krijuar ndonjë veçori apo opsione të reja të privatësisë për Dashboard; vetëm i ka bërë më të lehta për t’u gjetur.
Kontrolli i shpejtë dhe i pamundimshëm mbi të dhënat tona personale është një gjë shumë e mirë. “Ky është një progres”, thotë Ari Schwartz i Qendrës për Demokraci dhe Teknologji, një grup i mbrojtjes së privatësisë së konsumatorëve. Por Dashboard nuk është edhe aq privat për një gjë, ai mundëson qasje në të dhënat e ruajtura në një llogari Google, por jo edhe në informatat (si kërkimet e ruajtura) e mbledhura te një identifikues unik brenda një cookie. Google thotë që një veprim i tillë do të shtonte brenga të reja të
privatësisë, sepse përderisa lidhja në një llogari Google verifikon identitetin e personit, ju nuk keni opsion lidhjeje për një cookie. Dhe lejimi i çdokujt që të ulet në një PC për të parë të gjitha kërkimet e mbledhura te një cookie, aktualisht në atë PC mund të zbulohen shumë informacione të ndjeshme. Është një brengë si për Schwartz ashtu edhe për Marc Rotenberg, i Qendrës për Privatësi Elektronike dhe Informative, që thotë se nëse të dhënat e bashkëngjitura me cookie janë të ndjeshme, ndoshta Google nuk duhet t’i mbledhë ato. Ky konsiderim, së bashku me detyrimin e Dashboard për t’u lidhur në një llogari Google, e bën Rotenbergun që të konkludojë që hapi i ardhshëm është vetëm “një teatër privatësie”, “veçanërisht për shfaqje, dhe nuk është hap real drejt sigurimit të informacioneve të ndjeshme të përdoruesve”.

Siguria fillon në shtëpi
Google dhe kompanitë e tjera online mund të bëjnë më shumë për të mbrojtur të dhënat personale të mbajtësve të llogarive. Dhe premtimi i Dashboard për akses të lehtë dhe të shpejtë në rregullime dhe kontrolle është një hap para. Në mënyrë paradoksale, Dashboard mund të dështojë në privatësinë tuaj.
Nëse djelmoshat e këqij qëllojnë ose rrëmbejnë informacionet e llogarisë suaj Google, ata do të kenë akses të njëjtë në të dhënat Dashboard siç keni edhe ju. Kështu që sigurohuni që ta mbani fjalëkalimin tuaj të Google të sigurt.

Lajmet e fundit>