Siguri

Data baza e SMS-ve të iPhone, thyhet për 20 sekonda

Mar 25 2010
0 Shpërndarje
Data baza e SMS-ve të iPhone, thyhet për 20 sekonda

Grupi i përbërë nga Vincenzo Iozzo dhe Ralf Philipp Wienmann hakoi data bazën e SMS-ve të iPhone, në garën e hakerëve CanSecWest PWn2Own.

Grupi shfrytëzoi një lëshim që më parë ishte i panjohur, dhe dërgoi shfletuesin Safari të iPhone në një web faqe që përmbante disa kode të minuara. Në momentin kur iPhone arrinte në atë faqe, faqja ishte në gjendje që të kopjojë përmbajtjen e data bazës së SMS-ve për më pak se njëzet sekonda.

“Në bazë, secila faqe që përdoruesi viziton në faqen tonë të “minuar” do të vjedh data bazën e SMS-ve dhe do ta ngarkojë atë në një serverë që ne kontrollojmë” shpjegoi Wienman. Iozzo, që kishte probleme me fluturim, nuk ishte në gjendje që të arrijë në momentin e shkëlqimit kur për herë të parë u hakua një iPhone në sfidën Pwn2Own.

Grupi ishte në gjendje që të marr të gjitha mesazhet SMS nga iPhone i hakuar duke përfshirë edhe ato që kanë qenë të fshira. Duket se ka gjasa që ky lëshim të shfrytëzohet edhe për të vjedhë listat e kontakteve, e-mail adresat e madje edhe fotot nga iPhone i hakuar.

Por mos u frikësoni sepse asgjë nuk do t’i ndodh iPhone tuaj sepse Vincenzo Iozzo dhe Ralf Philipp Wienmann kanë përcjellë informatat për lëshim tek Apple, kështu që mund të presim një arnim në të ardhmen e afërt, që të parandalohet që të ndodh diçka e tillë.

Lajmet e fundit>