Harduer

Data e lansimit, veçoritë dhe çmimi i tabletit Microsoft Surface

Jun 22 2012
0 Shpërndarje
Data e lansimit, veçoritë dhe çmimi i tabletit Microsoft Surface

Microsoft gjatë kësaj jave prezantoi tabletin e vet Surface, një tablet që funksionon me sistemin më të ri operativ Windows 8. Në anën tjetër, thashethemet rreth lidhjes së tabletit me Barnes & Noble po dalin të jenë të vërteta, duke krijuar një realitet mjaft interesant. 

A do të mund të ishte Surface tableti juaj i ardhshëm? Ja se çfarë duhet të dini për tabletin Microsoft Surface. 

Tableti Microsoft Surface përdor Windows 8 Pro dhe Windows RT 

Do të jenë dy modele të tabletit Surface, njëri do të ketë Windows 8 Pro dhe tjetri Windows RT. Procesori i RT do të jetë nga ARM, ndërsa procesori i Surface Pro do jetë nga Intel. Modeli Pro do të jetë më i fuqishëm, me një rezolucion më të madh dhe një këllëf pak më të thellë. 

Veçoritë e Microsoft Surface janë të mrekullueshme 

Modeli Windows RT peshon 676g, është i hollë 9.3 mm dhe vjen me atë që Microsoft e quan një paraqitje HD prej 10.6”, 16:9 ClearType. Modeli i baterisë është 31.5W, kështuqë mund të zgjidhni mes ngarkesës 32GB dhe 64GB si dhe lidhjes MicroSD, USB 2.0, Micro HD Video dhe antenën 2×2 MIMO për funksionim më të mirë të Wi-Fi. Procesori ende nuk është emëruar por çmimi tregon për një Tegra 3. 

Modeli Pro është më i rëndë – 930g – dhe më i trashë – 13.5mm – për të bërë hapësirë për një procesor Intel Ivy Bridge i5. Kësaj here paraqitja ClearType është “Full HD”, që përfshin rezolucionin prej 1920×1080. Bateria është poashtu më e madhe, prej 42W-h dhe posedon lidhje MicroSDXC, USB 3.0, Mini DisplayPort dhe antenën e njëjtë me modelin e sipërpërmendur. Opsionet e ruajtjes së Surface janë 64GB dhe 128GB. 

Që të dy tabletët kanë kamera binjake, altoparlantë stereo dhe mikrofona të dyfishtë të rregulluar për Skype dhe këllëfët e tyre janë të ndërtuar nga VaporMg, që është një kornizë magnezi që është shumë e lehtë dhe e fuqishme. 

Tableti Surface përfshinë një “kickstand” të integruar për të mbështetur tabletin tuaj kur shikoni video. 

Tableti Surface Pro ka edhe laps  

Tableti Windows 8 Pro Surface mbështet mundësinë e futjes së lapsit në rezolucionin 600dpi dhe ka një pjesë që bllokohet kështuqë ju mund ta humbisni përqendrimin kur prekni ekranin me dorë. Lapsi mund të përdoret për të plotësuar formularë dhe dokumente. 

Windows RT Surface përfshinë edhe Microsoft Office 

Microsoft Home dhe Student 2013 RT vjen i instaluar në modelin Windows RT. Të dy tabletët kanë një pjesë për prekje dhe një për shtypje. 

Microsoft ka ardhur me një ide të shkëlqyer: një pjesë mbrojtëse që dyfishohet si një trackpad dhe tastierë multi-touch të ndjeshëm dhe që ngarkohet magnetikisht. Është edhe një tastierë ultra e hollë, që është pak më e trashë se ajo e ndjeshme për prekje (5mm në krahasim me 3mm), por ende nuk shton shumë korpus në pajisje. 

Tastierat kanë përshpejtues të integruar, që nënkupton që ata mund të tregojnë kur ju prekni mbi ekran: kur ju e bëni këtë, ata ndalojnë tërheqjen e fuqisë. Kur i krahasoni ata me llojet e “docks” të tastierave që janë për tabletët tjerë, si Transformers nga Asus, shihet qartë që janë pjesë të mrekullueshme të inxhinierisë. 

Çmimi i Microsoft Surface do të jetë sfidues 

Microsoft është duke luajtur me letra mbyllur kur premton që edhe tabletët e vet Windows RT dhe Windows Pro Surface do të jenë me çmim që do të sfidojnë pajisjet e tjera kundërshtare. Ne do të mund të presim çmime ngjashëm me tabletët që përdorin Android dhe, natyrisht, iPad, edhe nëse kjo nënkupton një humbje: ashtu siç e dimë nga Xbox, Microsoft nuk frikësohet që të humbas para për një kohë të gjatë, gjë e cila kërkohet për të ndërtuar një prani në treg. 

Data e lansimit të Microsoft Surface  

Tableti RT Surface pritet të lansohet gjatë vjeshtës së këtij viti, derisa Surface Pro pritet të vijë 90 ditë më vonë. 

Tabletët Surface do të ketë ndërlidhje me Xbox dhe SmartGlass.  

Ekrani i dyfishtë, SmartGlass, i ndërmarrjes Microsoft është një veçori e qartë për tabletët Surface dhe Microsoft thotë që do të vijë së bashku me integrimin me Xbox. 

Surface është dizajnuar që t’i  ngacmojë bashkëpunëtorët e Microsofitt 

Microsoft normalisht që i lejon Prodhuesit e Pajisjeve Origjinale (OEMS) që të kryejnë pjesën e tyre harduerike, kështuqë Surface paraqet një lagim nga biznesi i zakonshëm për PC. Kjo është një çasje taktike që nganjëherë, PC-të janë më të këqij se sa që duket të jenë: ashtu siç shpjegon Mary Branscombe, “Surface nuk dërgon vetëm inovacionet harduerike që OEM-ët nuk mund t’i arrijnë dhe t’i vendosin në tabletët e tyre në Android; ai po ashtu merr përparësinë e ekspertëve të Microsoftit dhe rreth 3,200 patentave të tyre harduerike dhe ja mundëson ndërmarrjes Microsoft që të dërgojë PC-në që mendon se do të jetë më i miri për të përdorur sistemin operativ Windows 8, jo vetëm një interpretim  i kësaj nga prodhuesi i PC-së.” 

Do të ishte interesante të shihej se si bashkëpunëtorët OEM të ndërmarrjes Microsoft mund të reagojnë ndaj asaj se a mund të jetë Microsoft miku më i mirë, dhe poashtu edhe si kundërshtari më i madh i tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>