Lajmet

“Dataline”, produkt on line edhe për matjen e diskutimeve elektorale në rrjetet sociale

Jun 8 2013
0 Shpërndarje
“Dataline”, produkt on line edhe për matjen e diskutimeve elektorale në rrjetet sociale

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri tashmë i ka kaluar kufijtë televizive dhe tubimet e zakonshme me simpatizantët, duke u shndërruar në një “betejë” në mediat sociale.

Pothuajse çdo parti politike, por edhe kandidat për deputet është bërë pjesë e medieve sociale si Facebook, Twitter etj, duke publikuar në profilet përkatëse çdo aktivitet të tyre elektoral.

Por si po zhvillohet fushata e politikanëve shqiptarë në Internet dhe në rrjetet sociale? Për të mësuar gjithçka rreth kësaj vizitoni “Dataline”, që është një produkt i ri i Abacus Research për matjen e diskutimeve në rrjetet sociale për personalitetet publike, mediat, politikanët dhe markat korporative në Shqipëri

Tek ky produkt on line mund të njiheni me trendet: Politikanët përballë provës në Internet dhe monitorimi i politikanëve online në rrjetet sociale. Tek uebfaqja e “Dataline” mund të gjeni falas informacionin e mëposhtëm për 5 kandidatët më aktive, më të cituar nga të gjithë kandidatë e listave shumë emërore që konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për pesë treguesit e mëposhtëm:

1. Web Mentions Trend – Politikanët më aktivë – më të cituar në Internet.

2. #Hashtag Cloud – Temat më të përdorura.

3. Top Tweets – Postimet më popullore në Twitter.

4. Top Facebook Status Updates – Postimet më popullore në Facebook

5. Twitter Index – Profilet më aktivë në Tëitter

6. Facebook Index – Faqet më të suksesshme në Facebook

Abacus Research ka gjithashtu edhe shërbimin TV Ratings Albania, që është e vetmja matje elektronike nëpërmjet “peoplemeters” e të dhënave të audiencës televizive në Shqipëri. (PCWorld Albanian)

Media Sociale

Lajmet e fundit>