Lajmet

Dayboard përdor tabin e ri në Chrome për të ju mbajtur të përqendruar në gjërat që duhet të bëni

Jun 15 2014
0 Shpërndarje
Dayboard përdor tabin e ri në Chrome për të ju mbajtur të përqendruar në gjërat që duhet të bëni

nxa0u8srlq5yz6ecygdoChrome: Dayboard është një shtojcë për Chrome që e kthen çdo faqe të tabit të ri në një listë minimale me gjërat që duhet t’i bëni që ju mbajnë të përqendruar në gjërat më të rëndësishme në axhendën tuaj të ditës.

Ju i zgjidhni pesë gjërat më të rëndësishme në listën tuaj dhe Dayboard sigurohet që ato të jenë përpara dhe në qendër. Ka shumë mjete për ta mbushur faqen në tabin e ri në Chrome, por Dayboard e merr një qasje minimale, të përqendruar.

Çdo ditë, ju duhet të shtoni pesë gjërat më të rëndësishme që doni t’i kryeni gjatë ditës – të cilat nëse i kryeni, do të ndiheni të kënaqur në fund të ditës. Nga atje, kjo është ajo që do të shihni me çdo tab të ri. Nëse parapëlqeni, ju mund ta përzgjidhni “formën e përqendruar,” që shfaq vetëm një gjë në një kohë.

Zhvilluesi i Dayboard shpjegoi në një postim në Reddit që ai e krijoi Dayboard sepse që shumica e shpërqendrimeve vinin kur ai kalonte nga njëra punë në tjetrën – hapja e tabave të rinj, shkuarja në uebfaqe të ndryshme, e kështu me radhë.

Nëse kjo ndodh edhe me ju, atëherë Dayboard mund të ju ndihmojë që të mbani vëmendjen tek gjërat që duhet t’i bëni çdo herë që e hapni një tab të ri në Chrome dhe keni nxitje të shkoni në YouTube ose Facebook. Klikoni këtu për ta shkarkuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>