Lajmet

Dear Assistant, një program i automatizuar i Twitter-it për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Dear Assistant, një program i automatizuar i Twitter-it për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja

Dear AssitantAplikimet e automatizuara të Twitter-it nuk janë të reja, por Dear Assistant (I dashur asistent) është unik.

Ai përdor motorin e përgjigjeve Wolfram Alpha për t’iu përgjigjur pyetjeve të ngritura në rrjetin social.

Një kontroll i shpejtë mbi “cicërimat” e Dear Assistant vuri në dukje përgjigje të llojeve të ndryshme duke përfshirë kuptimin e fjalëve, kushtet e motit, përkthime të fjalëve, kalkulime të ndryshme: ja një shembull:

@DearAssistant Who created you and why ? (Kush iu krijoi juve dhe pse)

@yourcombine Who created you? | I was created by Stephen Wolfram and his team. Why? | Because.

Amit Agarwal, krijuesi i programit të automatizuar ka deklaruar: “ Ky program i merr përgjigjet nga programi tjetër Wolfram. Unë e kam bërë programin me kod të hapur, me qëllim që kushdo mund të ndërtojë mbi të. Interesant është fakti që po ekzekutohet si Google Script mbi Google Drive.”

Agarwal e quan krijimin e tij si një mini version të Siri, dhe më poshtë shpjegon se si mund të rikrijoni një të tillë vetë: “Shkrimi i programit të automatizuar të Twitter-it është shumë i thjeshtë, twettmund ta krijoni edhe ta ekzekutoni në pesë minuta.

Ju thjesht duhet të keni pak informacion mbi programimin (pak JavaScript), por përsëri nuk është kusht për shkrimin e një programi të automatizuar në Twitter.

Për instruksione më të plota ju mund ti gjeni në këtë link.

Edhe kodin e hapur mund ta gjeni këtu.

Lajmet e fundit>