Lajmet

Debian 8.0 sjell Systemd dhe GNOME 3.14. Largon mbështetjen për protokollin SSLv3

Apr 27 2015
0 Shpërndarje
Debian 8.0 sjell Systemd dhe GNOME 3.14. Largon mbështetjen për protokollin SSLv3

debian-logo-100581402-largePritja ka marrë fund. Debian 8.0 ka mbërritur ditën e shtunë pas një cikli 2 vjeçar zhvillimi. Madje Microsoft e përshëndeti diçka të tillë, me embëlsirat tradicionale që dërgohen mes prodhuesve të softuerit e cila në vetvehte ishte edhe një reklamim i platformës cloud Azure.

Softueri, Siguria dhe Përditësimi i Desktopit

debian-iceweasel-browser-100581401-largeParaardhësi, Debian 7.0 Wheezy, u publikua neë 2013 dhe pas dy vitesh mbërriti Debian 8.0. Ky përditësim sjell aplikacione të reja, mjete të reja të sistemit, librari të reja dhe më kryesorja Debian tashmë përfshin versionet më të fundit të softuerëve të instaluar në sistemin operativ.

Me këtë version është ç’aktivizuar edhe protokolli i pasigurtë SSLv3, çka do të thotë se një pjesë e madhe e librarive dhe aplikacioneve janë ndërtuar pa mbështetjen e këtij protokolli. Debian 8.0 ka kaluar përsëri në GNOME. Tek versioni paraardhës Xfce ishte ambjenti kryesor i desktopit. Në fakt GNOME është përmirësuar ndjeshëm që pas shfaqjes për herë të fundit në Debian. Më specifikisht, Debian 8.0 përmban GNOME 3.14-tën.

debian-installer-desktop-environment-100581398-largePor në këtë version janë të disponueshme edhe desktopët MATE dhe Cinnamon të cilat janë përdorur gjerësisht nga Linux Mint.

Systemd tashmë pjesë edhe Debian

Ky versioni i ri i sistemit operativ sjell systemd në Debian duke lënë pas SysV. Të njëjtën gjë bërë Ubuntu me versionin 15.04. Systemd ishte përfshirë në Debian 7 por nuk ishte parësor ndërsa në Debian 8.0 është i tillë. Ky ndryshim nuk nxjerr në pah ndonjë diferencë të madhe që vërehet lehtësisht nga përdoruesit e zakonshëm.

Debian është sistemit operativ i fundit bazuar në Linux që ka kaluar në Systemd. Të tjerë sisteme operativ që kanë bërë këtë kalim janë: Fedora, RedHat Enterprise Linux, Arch, openSUSE etj.

debian-installer-boot-menu-100581399-largeDebian do të funksionojë në më shumë kompjutera desktop

Kompjuterat modern që shfrytëzonin modalitetin EFI të Boot në vend të BIOS kanë vuajtur për ca kohë, por Debian 8.0 ka sjell përmirësime të dukshme në këtë aspekt. Debian 8.0 do të mund të instalohet edhe në kompjuterat MAC me proçesorë Intel pa ndihmën e asnjë softueri të palëve të treta. Sistemi operativ i ri thjesht do të ketë më shumë hapësirë funksioni në më shumë kompjutera. (PCWorld Albanian)

Tags >

Debian
Lajmet e fundit>