Harduer

Debuton Oppo F9 me një “notch” simpatik

Aug 16 2018
0 Shpërndarje
Hardueri i brendshëm tregon një telefon larg të qënurit flagship. Procesori është Mediatek Helio P60 ndërsa ekrani ka rezolucion 1080p LCD. Debuton Oppo F9 me një “notch” simpatik

Oppo prezantoi zyrtarisht F9, një telefon me një “notch” simpatik. Ky elementë dizajni është shumë më i vogël sesa ai në iPhone X e madje se edhe telefoni Essential i Andy Rubin.

Ai duket si pjesë natyrale e dizajnit të F9 dhe ekrani ma kornizë.

Por Oppo nuk është tërheqës vetëm në pjesën frontale por edhe atë të pasme.

Ashtu si disa modele telefonësh, edhe F9 vjen me një kombinim ngjyrash të cilat kanë reflekse të ndryshme në varësi të pozicionit që e mbani telefonin.

Hardueri i brendshëm tregon një telefon larg të qënurit flagship. Procesori është Mediatek Helio P60 ndërsa ekrani ka rezolucion 1080p LCD.

Bateria 3,500 mAh karikohet nga MicroUSB por vjen me teknologjinë e karikimit të shpejtë.

Kamera e pasme është 16 megapiksel shoqëruar nga një sensorë i dytë 2 megapiksel.

Kamera selfie ka sensorë 25 megapiksel me hapje f/2.0. telefoni vjen me një portë kufjesh, sensor shenjash të gishtërinjve, 6GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Gjithashtu ëshë telefoni i parë me xhamin Gorilla Glass 6 i cili u reziston 15 përplasjeve në lartësi 1 metër.

Telefoni del në shitje fillimisht në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme ndërsa çmimi nuk bëhet i ditur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>