Lajmet

Decrap fshin automatikisht të gjithë softuerët e panevojshëm

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
Decrap fshin automatikisht të gjithë softuerët e panevojshëm

0Askujt nuk i pëlqejnë softuerët të cilët me kalimin e kohës bëhen të padobishëm dhe zënë hapësirë në pajisje, posaçërisht në një laptop të ri.

Nëse e gjeni rrugëtimin përgjatë menaxherit të programeve në Windows bezdisës dhe të mërzitshëm, Decrap vullnetarisht do ta bëjë punën e vet për ju. Aplikacioni është mjaft i thjeshtë.

Kur e hapni për herë të parë, Decrap do të përgatis një listë të të gjithë softuerëve që doni të fshini. Këtu, ju mund të largoni nga përzgjedhja ndonjë gjë të cilën doni ta mbani, përndryshe mund t’i fshini të gjithë softuerët e tjerë.

Sapo të fillojë punë aplikacioni, ai do të nis fshirësin e softuerëve të instaluar nga secili aplikacion që e largon dhe i konfirmon të gjitha kutitë që shfaqen.

Ju thjesht mund të largoheni dhe të bëni ndonjë gjë tjetër, derisa të kryhet ky proces, i cili vërtet se mund të ju kursejë mjaft kohë dhe angazhim.

Klikoni këtu për ta shkarkuar softuerin Decrap. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>